Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mësoni se a mund të hiqni dhe rregulloni dhëmbët gjatë shtatëzanisë

Jetë 26/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Higjiena orale në shtatzani është shumë e rëndësishme. Për këtë ju duhet që çdo muaj të shkoni në vizitë tek stomatologu, i cili do të ju informojë për mirëmbajtjen e higjienës orale gjatë shtatzanisë.

Gjithashtu, nëse vie deri tek prishjet në dhëmbë apo dhëmballa, do ti rregulloni me kohë. Kur të lindni nuk do të keni kohë të mjaftueshme, kjo është edhe arsyeja përse shumë nëna injorojnë dhëmbët e tyre.

A më duhet kujdes i veçantë për dhëmbët?

Nëse në fillim të shtatzanisë keni patur neveri të përcjella me të vjellura, mund të ndodh që thartira pas të vjellurave prish smaltin e dhëmbëve. Që të ruani buzëqeshjen e bukur edhe gjatë shtatzanisë, pas të vjellurave, gjithmonë pastroni gojën mirë me ujë.

Preferohet përdorimi i furçave të dhëmbëve më të buta, por edhe pastrimi i dhëmbëve me anë të perit. Gjithashtu, në konsultim me gjinekologun tuaj, mund të përdorni preparate fluori me doza të përshtatshme të cilat sigurojnë ndërtimin e substancës së smaltit kualitativ tek foshnjat.

A prishen dhëmbët më shpesh gjatë shtatzanisë?

I ngulitur është mendimi që gjatë shtatzanisë duhet rënë dhëmbët patjetër, sepse foshnja hargjon kalciumin e organizmit të nënës. Megjithatë, stomatologët këtë e kundërshtojnë dhe pohojnë që deri te gjakderdhja e dhëmbëve tek shtatzënat vie për shkak të kujdesit të mangët për higjienën orale.

A mund ti rregulloj dhëmbët gjatë shtatzanisë?

Natyrisht që mund ti rregulloni, pa kurrfarë pasojash negative në shtatzani. Vetëm se gjatë tremujorit të parë duhet shmangur intervenimet stomatologjike, shkaku i anestezionit apo përdorimit eventual të ndonjë ilaçi.

Pas kësaj peridhe, nëse keni shtatzani normale, mund të bëni intervenime stomatologjike pa asnjë problem. Madje preferohet që ti rregulloni dhëmbët para lindjes, që të mos bartni ndonjë infeksion oral tek foshnja.

A mund të heq dhëmbin gjatë shtatzanisë?

Heqja dhëmbëve në shtatzani duhet shmangur në tremujorin e parë, sepse kjo bëhet me anë të anestezionit lokal. Më vonë lejohet heqja e dhëmbëve, perveç në rastet kur keni problem me mpiksjen e gjakut. Në këto raste para heqjes duhet të konsultoheni me gjinekologun dhe stomatologun tuaj.A mund të fotografoj dhëmbin në shtatzani?

Edhe pse për fotografimin me rentgen në stomatologji nevojiten doza minimale të rrezatimit, prap se prap preferohet që gjatë shtatzanisë ti shmangeni ekspozimit të rrezeve të rentgenit, sidomos në 12 muajt e parë të shtatzanisë. Nëse është fotografimi i rëndësishëm, duhet ta bëni në makinë të drejtë, me të gjitha masat mbrojtëse për ju dhe për foshnjen tuaj.

 

Artikulli paraprakNjerëzit e nevrikosur vdesin shpejtë, një ndër arsyet që ju duhet të mbani qetësinë
Artikulli i rradhës Jeni shtatëzënë dhe keni gjumë, ja përse duhet të flini menjëherë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.