Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Femra, bashkë me kozmetikën jeni duke vendosur edhe rreth 400 kimikate

Femina 27/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse jeni nga ato femra që parapëlqeni përdorimin e disa llojeve të kozmetikave, atëherë jeni duke vënë në rrezik trupin tuaj.

Ekspertja Kitsa Yanniotis, nga kompania Emporio Organico e cila bënë shitjen e ushqimeve dhe produkteve tjera natyrale, zbulon të vërtetën e hidhur të kozmetikës së përditshme duke thënë se disa prej tyre shkaktojnë vërtetë probleme në shëndet, dhe siguria nuk testohet kurrë.

“Këto probleme kanë të bëjnë me infertilitetin, çrregullime neurologjike, dhe dëmtime në zhvillim. Më të zakonshmet janë problemet e lëkurës dhe plakjes së parakohshme”, ka thënë ajo për Femail.

Kitsa shpjegon se janë një varietet kimikatesh që femrat vendosin në fytyrën e tyre që gjenden në produktet e përditshme të tualeteve. Një nga më të njohurit është parabeni.

“Për shkak se ato thithen lehtësisht në lëkurë, lidhen me kancerin riprodhues pasi ndërhyjnë në endokrinë. Për shkak të aktivitetit të tyre ksenoestrogjenik trupi reagon ndaj tyre si të ishin estrogjen natyral prandaj shkaktojnë probleme hormonale”, thotë ajo.

Një tjetër përbërës që njerëzit duhet të kenë parasysh kur blejnë produkte bukurie është phenoxyethanol, një produkt i frikshëm po aq sa emri.

“Parabeni shpesh zëvendësohet me phenoxyethanol si ruajtës, por ai lidhet gjithashtu me trurin dhe sistemin nervor në studime të kryera tek kafshët.

Ashtu si problemet e shëndetit të lëkurës si dermatiti, është gjithashtu toksik për sistemin nervor, veshkat, mushkëritë dhe mëlçinë. Ai gjendet më shumë te produktet për kujdesin e lëkurës dhe të flokëve”, shpjegon Kitsa.

Formaldehyde, një tjetër kimikat, është një kancerogjen i njohur njerëzor, dhe që ndodhet shpesh në kozmetikë dhe manikyre. Përgjegjësit më të zakonshëm janë sapunët, manikyrët, parfumet, deodorantet dhe pastat e dhëmbëve.

Shmangia e tyre mund të jetë e vështirë, pasi etiketimi shpesh mund të jetë i ndërlikuar për tu deshifruar. Ajo shton më tej se shpesh dhe fjalët “natyral” dhe “organik” përdoren pa certifikatat e nevojshme që i mbështesin ato.

Kimikatet e zakonshme që duhet të shmangni:

Parabens

PhenoxyethanolPhthalates

Formaldehyde

Mineral oil/paraffin oil

Triclosan

Fragrance/parfum.

/albeu.com/

Artikulli paraprakKëto lloje të qumështit përmbajnë sasi të lartë të vajit të palmës
Artikulli i rradhës Rast i rrallë, këto motra nuk qajnë kurrë për shkak të një çrregullimi

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.