Unë vazhdoj të mbaj mend atëherë kur fëmija i parë ka lindur. Nuk është e zakonshme të qashë, ishte një lloj ‘mbytje e lotëve, lëkundje e shpatullave, nuk mund t’i kuptoj fjalët që po përpiqem të them”.
Ndërsa këto nuk ishin vetëm lotë pas lindjes, por lotët e mi kishin një burim të dallueshëm.
Burri im nuk e kuptoi se cfarë po kalonte dhe kështu ai nuk po bënte asgjë të drejtë, absolutisht asgjë.
Gruaja rrëfen më tej ngjarjen kur pasi lindi ajo i kishte treguar burrit të saj se për cfarë kishte nevojë dhe i dukej si pa shije gjithë postimet që bënte për vajzën e saj, pasi burri kishte një qëndrim jo të mirë.
Pas kësaj praktike në lindjen e parë, kjo nënë vendos që të flasë me burrin e saj dhe t’i shpjegoj më mirë për gjërat që ai duhej të bënte. Ndërsa gjërat në lindjen e dytë të tretë dhe të katërt shkuan shumë më mirë, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa gjërat që kjo nënë thotë se e bëjnë të lumtur janë të tilla si: Unë kam nevojë që të ma përsërisësh që jam e mrekullueshme, që të pastroni bashkë me mua, kam nevojë që të më ushqesh dhe të më lesh të bie në gjumë.
Ajo vazhdon më tej duke treguar se emocionet e një nëne janë të shpërndara kudo dhe për këtë duhet të ketë shumë kujdes çdo burrë.
Blerja e dhuratës konsiderohet po ashtu një shenjë e përkujdesit ndaj gruas suaj, ndërsa kjo nënë thotë se edhe kërkimi për simptomat e ankthit dhe të depresionit nga ana e burrit ndihmojnë gruan gjatë kësaj periudhe.
Duhet po ashtu që të mbani mend se sa kohë duhet për t’u shëruar, ndërsa për fund thotë mos harroni këto këshilla./Gazeta Shneta/