A është e sigurt gjidhënia nëse jeni të infektuara me Covid?

2021-12-04 në ora 16:38

Ndonëse tash e dy vite prezent në tërë botën, Covid-19 ka shkaktuar shqetësime e sidomos te nënat e reja gjidhënëse.

Edhe pse mund të jeni të infektuara me Covid, ende nuk ka të dhëna se virusi mund të përcjellet përmes gjidhënies tek bebi juaj shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë

Për këtë arsyje, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka rekomanduar që të gjitha nënat të vazhdojnë procesin e gjidhënies.

Kjo pasi gjidhënia ndihmon në mbrojtjen e të porsalindurve nga sëmundjet.

Qumështi i gjirit ndërton sistemin imunitar të foshnjës dhe mund të ofrojë mbrojtje nga infeksioni me koronavirus.

Nuk ka asnjë provë që të tregojë se nënat që ushqehen me gji, të cilat janë infektuar me virusin, e kanë kaluar infeksionin tek foshnjat e tyre përmes qumështit të gjirit.

Prandaj, përfitimet e ushqyerjes me gji janë më të mëdha se rreziqet./Gazeta Shneta/