Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A është më mirë të pini kefir para gjumit? Ja çfarë thonë ekspertët

Jetë 23/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pirja e kefirit para gjumit nuk ofron përfitime shtesë për shëndetin e zorrëve krahasuar me konsumimin e tij në periudha të tjera të ditës. Megjithëse në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, pretendohet se kefiri i pirë në mbrëmje ul fryrjen dhe shqetësimet gastrointestinale në mëngjes, ekspertët theksojnë se nuk ka prova shkencore që ta mbështesin këtë ide.

Sipas Marie-Pierre St-Onge, profesoreshë e asociuar e mjekësisë ushqyese në Universitetin Columbia, qëllimi kryesor i kefirit është futja e baktereve të dobishme në organizëm, të cilat përmirësojnë shëndetin e zorrëve dhe atë të përgjithshëm. “Kefiri mund të konsumohet në çdo moment të ditës që i përshtatet më mirë rutinës ushqimore të individit”, shpjegon ajo.

Sipas burimit Very Well Health, kefiri është një produkt qumështi i fermentuar, i pasur me probiotikë, madje shpesh përmban më shumë se kosi. Mes tjerash, ndihmon tretjen, forcon kockat, rregullon sheqerin në gjak dhe mund të ulë inflamacionin e traktit tretës dhe diarrenë. Gjithashtu, është burim i mirë proteinash dhe mund të ndihmojë në ndjenjën e ngopjes dhe menaxhimin e peshës trupore.

Sa i përket gjumit, disa studime po shqyrtojnë lidhjen e mundshme mes kefirit dhe rregullimit të ciklit të gjumit, përmes ndikimit në melatoninë ose kortizol. Megjithatë, deri më tani nuk ka të dhëna cilësore që tregojnë se konsumimi i kefirit në mbrëmje përmirëson gjumin.

Në përgjithësi, koha e konsumimit të kefirit nuk ka rëndësi për shëndetin e zorrëve. Megjithatë, personat që vuajnë nga refluksi gastroezofageal duhet të shmangin ushqimin para gjumit. Po ashtu, individët me sistem imunitar të dobësuar këshillohen të konsultohen me mjekun përpara se të konsumojnë kefir. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA është i sigurt alkooli në sasi të vogla? Evropa e ndarë për kufijtë e konsumit
Artikulli i rradhës Çfarë ndodh me trupin tuaj kur hani çdo mëngjes puding me fara chia?

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.