Padyshim se medikamentet do të jenë një ndër opsionet e para për të trajtuar një dhimbje që ju keni si nënë.
E një ndër medikamentet që mund të përdoret më së shpeshti në jetën e përditshme është ibuprofeni shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Ibuprofeni është një agjent analgjezik që përdoret për të lehtësuar dhimbjet e kokës, muskujve, për reduktimin e inflamacionit, lehtësimin e simptomave të ftohjes dhe gripit.
Nëse jeni nënë gjidhënëse, përdorimi i ibuprofenit rekomandohet edhe nga mjekët. Kjo pasi efektet e tij nuk ndikojnë në qumështin e gjirit.
Me këtë rast, profesionistët shëndetësorë rekomandojnë ibuprofenin në vend të barnave alternative. /Gazeta Shneta/