Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës Dr. Shqiptar Demaçi shpjegon sëmundjet e gjirit tek gratë, faktorët e rrezikut dhe trajtimin e tyre

Mjeku i javës 02/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në rubrikën “Mjeku i Javës” në Gazetën Shneta kësaj radhe vjen specialisti i kirurgjisë torakale në QKUK Dr. Shqiptar Demaçi. Ai shpjegon për sëmundjet e gjirit tek gratë, për faktorët e rrezikut, simptomat dhe trajtimin e tyre.

Dr. Shqiptar Demaçi, kirurg torakal – është lindur në Prishtinë(1965). Shkollën fillore , të mesmen, F.Mjekësisë, specializimin-2004 (kirurgji torakale)  dhe magjistraturën i ka kryer në Prishtinë. Doktoratën në Tiranë (2013) me temë multitraumën e krahërorit.  Fusha e interesimit tim është : sëmundjet kirurgjike të krahërorit përfshirë kancerin e mushkërive , të pleurës e të medistinit; sëmundjet e gjirit, të gj thyroide, trauma e krahërorit.

Si kirurg torakal Demaçi praktikon bronkoskopinë, mediastinoskopinë, ultratingullin e gjoksit, torakoskopinë . Ai ka ndjekur trajnime profesionale në Francë (6 muaj- 2005), Gjermani 2007,Turqi 2008; SHBA 2010; si dhe ka mjaft prezentime ne Konferencat regjionale si dhe punime shkencore në revistat regjionale dhe disa në ato ndërkombëtare.  Demaçi ka qenë asistent (Fiziologji 1996 -98) dhe Kirurgji 1999 -2017 në Fakultetin e Mjekësisë në UP. Aktualisht është Prof.ass. në Universitetin për Biznis e Teknologji (UBT )- Prishtinë nga 2018. Në QKUK punon në Klinikën e Kirurgjisë Torakale që nga qershori 1999!

Cilat janë sëmundjet më të shpeshta të gjirit? A i prekin ato vetëm gratë apo edhe burrat?

Sëmundjet e gjirit janë relativisht të shpeshta te gratë. 86 % e tyre janë beninje- (displazia, fibroadenomat, adenozat, mastitet acute  e kronike). 14 % apo 1 në 8 gra përshihen gjatë jetës nga sëmundja malinje – Kanceri i gjirit. Ky, pas kancerit të lëkurës është sëmundja më e shpeshtë prej sëmundjeve kanceroze te gratë. Njëkohësisht është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes te gratë e moshës 45-55 vjeç.

Përpos grave kjo sëmundje prek edhe burrat (99 femra e pastaj vjen një mashkull) dhe ka rrjedhë edhe më të rrezikshme se të gratë, sepse tumori kanceroz e kap shpejtë muskulin e gjoksit dhe damarët limfatikë dhe metastazon më herët se te gratë

Cilët janë shkaktarët apo faktorët predispozues të kancerit të gjirit?

Faktorët shkaktues e predispozues për kancerin e gjirit janë: gjinia femërore (estrogjenet), mosha (proceset degjenerative moshore), ekspozimi ndaj rrezatimit të ulët medicinal (radiografitë; CT e evitueshme; scintigrafitë) që në kombinim me një dietë të dobët ushqimore e pimje të duhanit japin një përqiundje të lartë të paraqitjes (>50 %) të saj; faktorët gjenetikë( Gjenet BRCA1 dhe BRCA2) ku kapin diku 10- 15 %; nullipariteti; duhani, alkooli; faktorët që e zbresin imunitetin gjeneral: pushimi i pamjaftueshëm, jeta jo e rregullt, mbipuna, puna natën, gjumi i pamjaftueshëm si edhe ata psikologjikë ( zemërimi kronik i ndrydhur) e shumë të tjerë.

Si manifestohen klinikisht dhe si bëhet diagnostikimi i tyre?

Shenjat dhe simptomat më të shpeshta të kancerit të gjirit:

  • Gandrra ose kokrra (masa) që preket – tumori, që nuk dhemb zakonisht, është shenja më e shpeshtë te kanceri i gjirit.
  • Nga maja e gjirit (thithit) rrjedh sekret me ngjyrë të kuqe si gjaku,
  • Futja e majës – thithit, tërheqja e vet lëkurës së gjirit – gropëzimi ose rrudhosja e lëkurës
  • Ënjtja dhe skuqja difuze e lëkurës
  • Rritja e nodeve (gandrrave) limfatike në sqetullën e anës së sëmurë të gjirit (limfadenopatia).
  • Më rrallë :maja e gjirit me gërryerje – erozion ose në formë majasili

Plani i mirë për zbulimin e tumoreve të gjirit me kohë:

  1. Mamogramet (rëntgeni sistematik i gjinjve)
  2. Ekzaminimi klinik sistematik i gjinjve (te specialisti i kësaj lëmie – kirurgu,onkologu, radiologu, së paku një herë në vit);
  3. Vet-ekzaminimi mujor i gjinjve: një javë para ose një javë pas menstruacioneve, që fillon që nga mosha 20 vjeçare e femrës);

Diagnostikimi ultrasonografik dhe radiologjik

Ultratingulli (Ultrazëri) shërben që të diferencohen ndryshimet cistike nga ndryshimet solide-të forta. Së bashku më mamografinë e shton saktësinë e gjetjes së tumoreve deri në 97%.

Mamografia (rëntgeni i gjirit) është imazheri standarde e mirë për zbulimin e kancerit të hershëm. Veçanërisht e mirë për shoshitjen (screening-un) e moshave mbi 35 vjeçare. Mamografia mund të sigurojë zbulimin dy vjet më herët se që e heton prekja – palpacioni i gjirit.

Teknika më të sakta, por edhe më të shtrenjta janë tomografia e kompjuterizuar (CT-ja) dhe RMI (rezonanca magnetike) ;

Diagnostikimi kirurgjik:

  1. a) FNA – punksioni me gjilpërë të hollë për marrjen e qelizave;
  2. b) CNB- biopsia me gjilpërë të trashë
  3. c) biopsia incizionale (marrje e copës nga tumori) dhe

ç ) biopsia ekscizionale (heqja e tërë tumorit).

Si bëhet trajtimi i tyre në Kirurgjinë torakale? Cilat janë metodat që përdoren në klinikë?

Te ne në Kirurgjinë torakale zbatohen të gjitha metodat diagnostikuese e trajtuese. Trajtueset fillojnë nga biopsia ekscizionale ose lumpectomy, mastektomia segmentale (kuadranti) apo parciale e deri te mastekomia (heqja e gjirit ) e thjeshte apo radikale e modifikuar!

Bëhen edhe operacione estetike : zvogëlim gjiri apo futje  implanti silikonik – zëvendësim i gjirit të hequr nga kanceri!

Trajtimi i kancerit të gjirit, kërkon bashkëpunim të ngushtë të Kirurgut, onkologut, radiologut, patologut, kimioterapeutit, radioterapeutit, psikologut, ekspertëve për trajtimin e dhembjes te format metastatike.

Ku qëndrojmë ne si Kosovë në trajtimin e këtyre sëmundjeve për dallim nga vendete rajonit ose më larg?

Specialistët tanë kirurgë torakalë janë mirë të përgatitur! Por, Kosova investon disa fish më pak në shëndetësi krahasuar me vendet fqinje të rajonit. Sidoqoftë lista jonë e pritjes është e shkurtër. Sa i përket trajtimit kirurgjik të sëmundjeve kanceroze të gjirit, pas diagnostikimit operohen brenda  tre- katër javësh, që është pritje shumë e vogël.

Cilat janë këshillat tuaja për të evituar këto sëmundje?

Jeta e rregullt (punë-pushim),  ushqimi i balansuar, proteina të mjaftueshme, perime, ujë, sa më pak sheqerna e brumëra, mospimja  e duhanit e alkoolit, vetëkontroll të gjinjve (por, që nuk e zëvendësojnë mjekun), vizita të rregullta klinike te mjeku kompetent ( mjeku i përgjithshem i trajnuar ose te kirurgu torakal dhe vizitat e rregullta për ultratingull e mamografi (çdo vit apo çdo te dytin vit)! Por, duhet pasë edhe jetë të pasur sociale: shoqërimi, disponimi , e natyrisht fat!  /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjykata merr vendim: Nga një muaj paraburgim dy mjekëve të Spitalit të Gjilanit
Artikulli i rradhës A mund ta përkeqësojë frymëmarrjen, përdorimi i aspirinës?

Ju sugjerojmë

Mjeku i Javës dr. Artan Ahmeti: Pilot-projekti për infarktin akut shumë i rëndësishëm për uljen e vdekshmërisë

11/09/2023 Mjeku i javës

Mjeku i Javës gjinekologu dr. Selman Demolli: Përparsitë, dallimet dhe komplikimet e lindjeve natyrale dhe epidurale

21/08/2023 Mjeku i javës

Kush është mjeku shqiptar nga Gjermania i cili po e avancon kardiologjinë në QKUK

08/08/2023 Mjeku i javës

Mjeku i Javës dr. Dërgut Aliu: Hapat që duhet t’i ndërrmerrni për planifikim të shtatzënisë

03/08/2023 Mjeku i javës

Mjeku i Javës dr. Venera Berisha- Muharremi: Si të menaxhoni diabetin në këto temperatura të larta të verës?

17/07/2023 Mjeku i javës

Mjeku i Javës dr. Jetmir Sejdiu: Ndikimi i temperaturave të larta në zemër, personat më të rrezikuar, këshilla dhe mënyra se si të mbrohemi

14/07/2023 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.