Sindroma e vezoreve policistike, është një arsye e zakonshme pse gratë në SHBA nuk mund të mbeten shtatzënë.
Humbja e peshës, marrja e ilaçeve ose fekondimi in vitro janë mënyra se si mund të mbeteni shtatzënë nëse e keni sindromin në fjalë shkruan BusinessInsider, përcjell Gazeta Shneta.
Sindroma e vezoreve policistike, është një çrregullim i zakonshëm hormonal që prish ciklin menstrual.
Thënë kjo, të mbetesh shtatzënë me këtë sindromë nuk është e pamundur dhe me qasjen e duhur, shanset e tua mund të jenë edhe mjaft të mira.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Megjithëse është e rëndësishme të theksohet se gratë me sindromin e vezoreve policistike janë të prirura të zhvillojnë komplikime të caktuara gjatë shtatzënisë, si diabeti gestacional.
“Ato gjithashtu janë në rrezik më të lartë të çrregullimeve hipertensionale të shtatëzënësisë”, thotë Dr. Nanette Santoro.
Për shembull, një grua me sindromin e vezoreve policistike mund të ketë më shumë të ngjarë të zhvillojë presion të lartë të gjakut që mund të çojë në preeklampsi.
Duke pasur parasysh këtë, këtu janë tre mënyrat e zakonshme që gratë me sindromën e vezoreve policistike mund të përmirësojnë shanset e tyre për të mbetur shtatzënë:
– Largo e peshën e tepërt
“Për shkak se ovulimi është i rrallë në gratë me sindromin ovarian policistik, dhe ju nuk mund të krijoni shtatzëni nëse nuk keni ovulim, kjo mund të përfundon duke qenë pengesa kryesore për pjellorinë”, thotë Dr. Santoro.
Dr. Santoro zakonisht këshillon pacientet e saj me sindromin në fjalë që së pari të humbin peshë nëse mbajnë më shumë se disa kg shtesë.
Kjo pasi hulumtimet kanë treguar që edhe një humbje prej 5% e peshës totale të trupit ka ndihmuar që disa gra të fillojnë të ovulojnë përsëri.
– Ilaçet mund të ndihmojnë
Ndoshta do të duhet të filloni të merrni ilaçe për të stimuluar ovulimin, sepse edhe nëse keni periudha menstruale, mund të mos jeni në ovulim.
“Zakonisht, unë shkoj drejtpërdrejt nga pilula te ilaçet për t’i ndihmuar ato të ovulojnë”, thotë Dr. Richard Legro, profesor i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë.
Citrate Klomifene dhe Letrozole përdoren shpesh për të stimuluar ovulimin dhe janë mjaft të suksesshme, thotë Dr. Santoro.
– Konsideroni fekondimin in-vitro
Nëse medikamentet nuk funksionojnë, atëherë ekziston mundësia e mbarësimit intrauterine ose edhe fekondimi in vitro (IVF).
IVF është një procedurë e asistuar riprodhuese në të cilën disa nga vezët e një gruaje merren nga vezoret e saj, fekondohen nga spermatozoidi në një laborator dhe pastaj transferohen në mitrën e saj.
Në përgjithësi, faktorë si mosha dhe pesha do të ndikojnë në shanset tuaja për të mbetur shtatzënë përmes IVF. /Gazeta Shneta/