Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A janë barnat si Ozempic të sigurta për t’u përdorur në shtatzëni, ja çfarë zbulon studimi i ri

Jetë 19/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

1-2% e të gjitha shtatzënive në mbarë botën janë të prekura nga diabeti pregestacional.

Diabeti pregestacional konsiderohet si një nga ndërlikimet mjekësore më sfiduese gjatë shtatzënisë dhe rrit rrezikun e gruas shtatzënë për disa ndërlikime të mundshme të shtatzënisë, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Gjendja e diabetit pregestacional mund të rrisë rrezikun për komplikime të mundshme të shtatzënisë, duke përfshirë defektet e lindjes, abortin, kufizimin e rritjes së fetusit, lindjen e parakohshme dhe preeklampsinë.

Numri i njerëzve që përdorin medikamente agoniste të receptorit GLP-1 për diabetin e tipit 2 është rritur gjatë viteve të fundit.

Studiuesit nga Harvard T.H. Chan School of Public Health tani ka zbuluar se medikamentet si agonistët e receptorit GLP-1 nuk rrisin rrezikun e keqformimeve kongjenitale në shtatzëni kur krahasohen me terapinë me insulinë.

Shkencëtarët besojnë se numri i foshnjave të ekspozuara para lindjes ndaj këtyre barnave do të vazhdojë të rritet.

Shtatzënat me diabet të tipit 2 ende duhet të marrin ilaçet e tyre për diabetin. Gjatë viteve të fundit, numri i njerëzve me diabet të tipit 2 që marrin medikamente të agonistëve të receptorit GLP-1, si Ozempic dhe Trulicity, është rritur.

Tani, hulumtimi i ri nga Harvard T.H. Chan School of Public Health në Boston, raporton se përdorimi i medikamenteve antidiabetike të linjës së dytë joinsulinike, të tilla si agonistët e receptorit GLP-1, nuk rrit rrezikun e keqformimeve të mëdha kongjenitale të foshnjave, kur krahasohet me përdorimin e insulinës.

Studiuesit vëzhguan gjithashtu rritje të përdorimit të këtyre barnave antidiabetike gjatë periudhës 12-vjeçare të studimit. Ata besojnë se kjo sugjeron se numri i foshnjave të ekspozuara para lindjes ndaj këtyre barnave do të vazhdojë të rritet.

Ky studim u botua së fundmi në revistën “JAMA Internal Medicine”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA mund të ndihmojë një test i lehtë i pështymës në diagnostikimin e llojeve të ndryshme të kancerit në të ardhmen?
Artikulli i rradhës Çfarë duhet të dini për vaksinën RSV të miratuar për gratë shtatzëna

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.