Ekzistojnë një mori kërkimesh që sugjerojnë që të brendshmet tuaja mund të kenë një ndikim serioz në shëndetin tuaj të vaginës.
Asnjë person nuk është i njejtë dhe ndërsa një material mund të irritojë seriozisht një person, ai mund të jetë krejtësisht i rehatshëm për një tjetër, transmeton Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, hulumtimi ka zbuluar se nëse vishni të brendshme për shumë kohë të lagura ose të ngushta mund të ketë pasoja serioze shëndetësore.
Sipas një studimi të botuar në Revistën Evropiane të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, pëlhura e të brendshmeve tuaja është shumë e rëndësishme.
Sigurimi që të vishni mbathje që sigurojnë frymëmarrjen e vaginës mund të zvogëlojë shanset tuaj për të zhvilluar një infeksion bakterial ose maja.
Kjo nuk do të thotë që ju duhet të shmangni dantella dhe material sintetik krejt por duhet të provoni dhe të vishni 100% pambuk shumicën e kohës. /GazetaShneta/