Një në çdo tre të rritur globalisht ka presion të lartë të gjakut, i njohur gjithashtu si hipertension.
Çdo vit, rreth 10 milionë njerëz vdesin për shkak të kësaj gjendje, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Studiuesit nga Universiteti Queen Mary i Londrës në Mbretërinë e Bashkuar thonë se kanë identifikuar më shumë se 100 rajone të reja të gjenomit njerëzor dhe më shumë se 2000 sinjale gjenetike të pavarura që duket se ndikojnë në presionin e gjakut.
Shkencëtarët thonë se këto gjetje mund t’i ndihmojnë mjekët të parashikojnë më mirë rrezikun e një personi për zhvillimin e presionit të lartë të gjakut.
Ndërsa disa faktorë rreziku të pamodifikueshëm, si mosha, përkatësia etnike dhe disa kushte ekzistuese shëndetësore mund të rrisin potencialin e një personi për të zhvilluar hipertension, ka gjithashtu një sërë ndryshimesh në stilin e jetës – duke përfshirë humbjen e peshës, ushqimin e shëndetshëm, uljen e marrjes së kripës, ushtrimet dhe mospirja e duhanit që mund të ndihmojnë në uljen e këtij rreziku.
Shkencëtarët e studimit të ri, të publikuar së fundmi në revistën “Nature Genetics”, thonë se këto gjetje mund t’i ndihmojnë mjekët të parashikojnë më mirë rrezikun e një personi për zhvillimin e presionit të lartë të gjakut. /Gazeta Shneta/