Humbja e përsëritur e shtatzanisë ndodh deri në një të katërtën e të gjitha shtatzanive. Sidoqoftë, hulumtimi i ri tregon që një dozë e progesteronit mund t’i ndihmojë gratë të mbajnë me sukses shtatzaninë.
Humbja e përsëritur e shtatzanisë, është një gjendje klinike që ndodh kur një grua ka dy ose më shumë shtatzani të dështuara brenda 4-6 javëve të para të shtatzanisë, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas Shoqatës Amerikane për Mjekësi Riprodhuese, midis 15-25% e të gjitha shtatzanive janë prekur nga abortet. Shkaqet e mundshme përfshijnë gjenetikën, moshën, çrregullimet hormonale, zgjedhjet e mënyrës së jetesës dhe një sërë çrregullimesh të mitrës.
Hulumtimi i ri nga Shkolla e Mjekësisë Yale në New Haven, shqyrtoi rolin e progesteronit në ndihmën e nënave për të përfunduar një shtatzani me sukses.
Gratë që morën progesteronin kishin një përqindje prej 68% të suksesit në shtatzani krahasuar me 51% të grave që nuk e morën.
Studiuesit hipotezojnë se sekretimet endometriale stimuluan progesteronin, i cili nga ana tjetër ushqente embironin./GazetaShneta/