Një ‘merkato’ e mjekëve kardiokirurgë ka ndodhur në fillim të vitit 2020, disa janë larguar nga Qendra Klinike Universitare për të shkuar në Spitalin Amerikan dhe disa të tjerë e kanë lënë këtë të fundit për të shkuar në spitalin Millenium
Vëllezërit e njohur kardiokirurgë, Besnik, Arben dhe Fatos Kojqiqi, nga fillimi i këtij viti kanë aderuar nga Spitali Amerikan në spitalin Millenium, shkruan Gazeta Shneta/
Kardiokirurgët e njohur këtë e kanë konfirmuar edhe në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ku kanë thënë se tani e tutje do të punojnë në këtë spital.
Ndërkaq në Spitalin Amerikan do të angazhohen dy kardiokirurgë të QKUK-së. Dr. Raif Çavolli dhe Dr. Arbër Kutllovci e kanë lënë klinikën për të punuar në këtë spital nga fillimi i këtij viti.
Lëvizjet e mjekëve nga një spital në tjetrit janë pothuajse të zakonshme në Kosovë për shkak të natyrës së punës dhe projekteve të reja. /Gazeta Shneta/