Gratë shtatzëna me herpes gjenital duhet të jenë të kujdesshme dhe të mësojnë më shumë në lidhje me masat mbrojtëse më c’ rast minimizohet mundësia e transferimit të virusit tek fëmija.
Një nënë mund të infektojë fëmijën e saj gjatë lindjes, shpesh në mënyrë fatale shkruan WebMd.
Por nëse një grua ka herpes gjenital para se të mbetet shtatzënë, ose nëse infektohet së pari në fillim të shtatëzanisë, mundësia që fëmija i saj të infektohet është shumë i ulët – më pak se 1% përcjell Gazeta Shneta.
Poshtu gratë me herpes gjenital ekzaminohen me kujdes për ndonjë simptomë para lindjes. Nëse shenjat e herpesit gjenital përkeqësohen atëhere fëmija mund të dorëzohet me anë të prerjes cezariane (i quajtur edhe si një seksion C).
Thuhet se rreziku i infektimit të foshnjës është i lartë (30% deri 50%) kur një grua është infektuar rishtazi vonë gjatë shtatëzanisë.
Kjo për shkak se sistemi imunitar i nënës nuk ka zhvilluar antitrupa mbrojtës kundër virusit.
Gratë me një infeksion të vjetër me herpes kanë antitrupa kundër virusit, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e foshnjës. /Gazeta Shneta /