Pas viteve me mungesa gjatë dimrit, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) konfirmon se këtë vit nuk ka tregues për mungesa antibiotikësh në Europë.
Sipas EMA-s, përdorimi i antibiotikëve ka mbetur relativisht i qëndrueshëm ndërmjet dimrit 2024 dhe 2025, dhe nuk priten ndërprerje në furnizim.
Barnat më të përdorura, si amoksicilina, përjetuan mungesa të theksuara deri në qershor 2025, kur EMA e hoqi nga lista e paralajmërimeve për mungesa, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.
Aktualisht, mungesa të barnave ekzistojnë për disa produkte të tjera, si kimioterapitë dhe antipsikotikët, por asnjë prej tyre nuk është antibiotik.
Megjithatë, EMA paralajmëron se mungesat e barnave mbeten një rrezik potencial, sidomos për shkak të varësisë së lartë nga përbërësit aktivë nga India dhe Kina.
Për të zvogëluar këtë varësi, Bashkimi Evropian po promovon iniciativën “Buy European”, që synon të favorizojë prodhuesit brenda BE-së dhe të sigurojë furnizim të qëndrueshëm për barnat kritike./Gazeta Shneta/



