Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Agjencia shëndetësore e BE-së: Varianti Omicron paraqet rrezik të lartë për Evropën

Jetë 28/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Varianti i ri COVID, i quajtur Omicron dhe i zbuluar fillimisht në Afrikën e Jugut, paraqet një rrezik të lartë për Evropën, paralajmëroi të premten, agjencia shëndetësore e BE-së.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), vuri në dukje në një raport të vlerësimit të kërcënimit se kishte ende “pasiguri të konsiderueshme në lidhje me transmetueshmërinë, efektivitetin e vaksinës, rrezikun për riinfeksione dhe vetitë e tjera të variantit Omicron”, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Megjithatë, rreziku i përgjithshëm që Omicron paraqet për Bashkimin Evropian dhe Zonën Ekonomike Evropiane (Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia) ishte “shumë më i lartë”.

“Në një situatë ku varianti Delta po ringjallet në BE/ZEE, ndikimi i futjes dhe përhapjes së mundshme të mëtejshme të Omicron mund të jetë shumë i lartë,” shtuan ata.

Përveç Afrikës së Jugut, Omicron është zbuluar në Izrael në një person që vinte nga Malavi, si dhe në Botsvanë, Hong Kong si dhe Belgjikë, anëtares së BE-së.

Agjencia u bëri thirrje vendeve që të kryejnë sekuencën gjenomike dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara dhe u bëri thirrje njerëzve që të mos udhëtojnë në zonat e prekura.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, deklaroi të premten llojin e zbuluar së fundmi si një variant shqetësues.

Ky klasifikim e vendos Omicron në kategorinë më shqetësuese të varianteve të COVID-19, së bashku me Delta dominuese globalisht, plus rivalët e tij më të dobët Alfa, Beta dhe Gama. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVlera e mbajtjes së maskës dhe distancimit fizik të konfirmuar nga analiza e fundit shkencore
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit: Reshje bore pritet të ketë në fillimin e javës së ardhshme

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.