Pa marrë parasysh sa kujdes i kushtoni lëkurës suaj për ta mbajtur të pastër, aknet kanë një mënyrë për tu shfaqur në kohët më të vështira dhe në pjesët e trupit më të palakmueshme.
Sikurse në cdo vend tjetër, ato mund të shfaqen edhe në vaginë, por mos u shqetësoni sepse kjo është krejtësisht normale.
“Aknet vaginale nuk janë aq të zakonshme si aknet në fytyrë, gjoks apo nën sqetulla, por është diçka që ndodh”, thotë Kyrin Dunston gjinekologe nga Mjekësia Funksionale në Gjeorgji, shkruan WomensHealthmag, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo shkaktohet si rezultat i nje prodhimi të tepërt të vajit brenda një gjëndre të ngushtë, thotë Kecia Gaither nga Nju Jorku.
Për fat të mirë, nuk është e vështirë të dallosh aknet vaginale nga llojet e tjera të gungave. “Nëse duket sikur një flacim në fytyrë, do të dish se është ajo që është”, thotë Dunston.
Aknet vaginale zakonisht nuk janë të mëdha, megjithatë, nëse janë të shumta ose të përsëritura ose të vazhdueshme, atëherë duhet të kontrolloheni tek gjinekologu juaj./Gazeta Shneta/