Aktori George dhe bashkëshortja e tij Amal Clooney janë bërë prindër, pasi sot kanë lindur binjakë, një djalë dhe një vajzë.
Fëmijët janë lindur në një spital në Londër dhe janë pagëzuar Ella dhe Alexander. Në komunikatën e familjes thuhet se George ndodhet në terapi të barnave për qetësim dhe do të rikuperohet për disa ditë.
Familja Clooney lindjen e fëmijëve e kanë pritur në një vilë në perëndim të Londrës.
George dhe Amal Clooney janë martuar në Itali më 2014 dhe këta janë fëmijët e tyre të parë.
Në një intervistë dhënë në shkurt, Clooney kishte thënë se atësia do të ishte “aventurë”./Gazeta e Re/