Aktori i njohur Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita, janë prekur nga koronavirusi gjatë xhirimeve të një filmi në Australi.
Lajmin e ka konfirmuar vet Hanks në një postim në Instagram ku ka shpjeguar edhe simptomat që e kishin bërë të dyshonte se ishte prekur nga koronavirusi, transmeton Gazeta Shneta.
“Unë dhe Rita jemi në Australi. Ndiheshim pak të lodhur, sikur kishim ftohje dhe dhimbje trupi. Rita kishte disa ethe që kaluan. Për t’i bërë gjërat e duhura ashtu siç është e nevjoshme tani në gjithë botën, ne jemi testuar për koronavirus dhe kemi rezultuar pozitiv”, ka shkruar Hanks.
Aktori ka deklaruar se tani gjendja e tyre po monitorohet nga mjekët, derisa ka treguar se do të qëndrojnë të izoluar aq kohë sa e kërkon shëndeti dhe siguria publike.
“Ne do t’ju njoftojmë për çdo të re. Kujdesuni për vetën tuaj”, ka deklaruar Hanks. /Gazeta Shneta/