Për këdo që mendon se alkoolizmi nuk është një sëmundje vdekjeprurëse, një raport i ri i qeverisë amerikane tregon se abuzimi me alkoolin shkaktoi gati 13% të vdekjeve në të rriturit amerikanë nën 65 vjeç midis periudhës 2015 dhe 2019.
Statistikat ishin edhe më të zymta në mesin e më të rinjve amerikanë: te njerëzit e moshës 20 deri në 49 vjeç, abuzimi me alkoolin ishte shkaku i 20% të vdekjeve, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.
“Shtetet dhe komunitetet mund të parandalojnë këto vdekje të parakohshme duke përdorur strategji të bazuara në prova për të reduktuar disponueshmërinë dhe aksesin e alkoolit dhe për të rritur çmimin e tij, duke përfshirë rritjen e taksave të alkoolit dhe rregullimin e numrit dhe përqendrimit të vendeve që shesin alkool,” tha studiuesja kryesore, Marissa Esser.
Ajo është drejtuese e Programit të Alkoolit në Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në Atlanta.
Sipas raportit të ri, përdorimi i tepruar i alkoolit shkaktoi më shumë se 140,000 vdekje në vit.
“Dy të tretat e këtyre vdekjeve ishin midis të rriturve të moshës 20 deri në 64 vjeç,” tha Esser.
Studiuesit vunë në dukje se gjërat vetëm u përkeqësuan gjatë pandemisë: Krahasuar me vitin 2019, vdekjet nga alkooli u rritën gjatë vitit 2020.
Gjetjet u publikuan më 1 nëntor në JAMA Network Open. /Gazeta Shneta/