Disa shtatëzëna do t’iu duhet të bëjn amniocintezën gjatë shtatëzanisë për të kuptuar nëse kanë ndonjë defekt gjenetik apo të trashëguar. Ky test zakonisht bëhet pasi që analiza e gjakut ka shfaqur ndonjë shenjë të problemeve gjenetike. Testi vie bashkë me disa rreziqe të mundshme, por për disa nëna dhe foshnje e kalojnë shëndosh e mirë. Në raste të tilla, nënave u kërkohet të pushojnë për disa ditë, dhe zakonisht nuk kanë komplikime të mëdha.
Çfarë është Amniocinteza?
Ky emer që ndoshta është i panjohur për ju, është një lloj testi që bëhet nga doktori, i cili merr një sasi të lëngut tuaj amniotik nga qeska amniotike, ku edhe zhvillon rritjen bebja juaj në mitër. Lëngu amniotik ka qeliza të bebes tuaj dhe ato mund të përdoren për të mbajtur të dhëna rreth detajeve të gjenetikës së bebes tuaj, shkruan Neë Kids Center, transmeton Gazeta Shneta.
E mira e kësaj analize është se nëpërmjet saj do të mund të dini me siguri të plotë nëse beba juaj do të ketë ndonjë sëmundje apo çrregullim gjenetik.
Doktorët zakonisht bëjn këtë lloj analize pas javës së 15të të shtatëzanisë. Përpara kësaj jave qeska amniotike nuuk ka mjaftueshëm lëng për të mbajtur evidenca. Kur vëllimi është i vogël, atëherë nuk ka mjaftueshëm as qeliza të bebes për t’u vën re gjendja e saj shëndetësore.
Përse duhet ta bëj Amniocintezën?
Gjatë trimesterit tuaj të parë, analiza e gjakut bëhet për të vërejtur shenja të rasteve abnormale të kromozomeve tuaja. Kjo është analizë goxha e rrezikshme për shtatëzaninë, prandaj nuk bëhet pa qenë dyshimi i madh i doktorit për diçka konkrete jo të shëndetshme tek shtatëzania juaj.
Cilat janë defektet apo çrregullimet që vëren Amniocinteza?
- Fibrozën cistike
- Sindromin Doën
- Aneminë e qelizave sickle
- Distrofinë muskulore
- Sëmindjen Tay-Sachs
- Bifidën spinale
- Anencefalinë
- Zhvillimin e mushkërive në trimesterin e fundit të shtatëzanisë nëse beba juaj mund të jetë parakohëshme
- Infeksionet e lëngun amniotik. /Gazeta Shneta/