Marrja e mostrave, është një test prenatale që përfshin marrjen e mostrës së indeve nga placenta për të shikuar anomalitë kromozomale dhe disa probleme të tjera gjenetike.
Placenta është një strukturë në mitër që siguron gjak dhe lëndë ushqyese nga nëna deri tek fetusi.
‘’Villi Chorionic’’ janë projeksione të vogla të indeve placentare që duken si gishta dhe përmbajnë të njëjtin material gjenetik sikurse fetusi.
Testimi mund të jetë i disponueshëm për defektë dhe çrregullime të tjera gjenetike në varësi të historisë së familjes, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo kryhet në mes të javëve të 10 dhe 12 të shtatzënisë. Ndryshe nga amniocenteza(një lloj tjetër i provës prenatale), CVS nuk jep informacion mbi defektet e tubit nervor, siç është spina bifida.
Kemi dy lloje të këtij testi CVS:
Transcervical: Në këtë procedurë, një kateter futet përmes qafës së mitrës në placentë për të marrë mostrën e indeve.
Transabdominal: Në këtë procedurë, një gjilpërë futet përmes barkut dhe mitrës në placentë për të marrë mostrën e indeve./Gazeta Shneta/