Analizat të cilat duhet bërë gjithsesi nga mosha 20-35 vjeçare

2017-04-30 në ora 14:19

Gratë që zakonisht janë të zëna me punë nuk i japin rëndësi vizitave tek doktori. Kur jeni në mes të një jete me shumë tension, gjetja e kohës për tu regjistruar për kontrolle mjekësore është e një rëndësie jetike. Me shpresë se ju jeni brenda afatave kohore me të gjitha vaksinimet nevojshme dhe mund të përqendroheni pikërisht për tu siguruar që ju jeni në kohë në lidhje me këto afate.

Çdo pesë vjet -Kontrollet Ázike

Megjithëse disa studime i konsiderojnë kontrollet fizike të trupit të kota, Instituti Kombëtar i Shëndetit vazhdon të sugjerojë bërjen e dy kontrolleve fizike mjekësore në moshën 20 dhe 30 vjeçe. Çdo doktor është i ndryshëm kur bëhet fjalë për kontrollmjekësor të trupit, por mundësitë janë që mjeku që kujdeset për shëndetin tuaj tëshqyrtojë të kaluarën tuaj, treguesit jetësore, dhe presionin e gjakut dhe të bëjë disa konkluzione mjekësore, transmeton Indeks Online.

Kolesteroli

Kur ju të jeni 20 vjeç, kontrolli i kolesterolit tuaj çdo pëse vjet është i nevojshëm. Mënyra e veprimit është mjaft e thjeshtë; pasi të rrini 12 orë pa ngrënë e pa pirë, ju bëni analizat e gjakut që masin kolesterolin e përgjithshem. LDL (low-density lipoprotein) (lipoproteinë me dëndësi të ulët) kolesterol “i dëmshëm”, HDL (lipoproteinë me dëndësi të lartë) kolesterol “i dobishëm”, trigliceridet(përbërësit
kryesorë të acideve yndyrore). Nivelet tuaj të LDL(low-density lipoprotein)(lipoproteinë me dëndësi të ulët) të kolesterolit të dobishëm duhet të jenë 100 mg(one thousandth of a gram=0,001gram)(një e mijta e gramit=0,001gram)/dL(decilitre=0,1litre)(decilitër=0,1
litra) ose më pak, dhe HDL(high-density lipoprotein)(lipoproteinë me dëndësi të lartë) e juaj, pra nivelet e kolesterolit “të dobishëm” duhet të jenë 60 mg(miligram)/dL(decilitër) ose më shumë.

Çdo tre deri në pesë vjet
Analiza për të zbuluar kancerin në qafën e mitrës; megjithëse analizat për çdo vit për kancerin në qafën e mitrës ishin normë, sipas Kolegjit Amerikan të Mjekëve Obstetër dhe të Mjekëve Gjinekologë, shumica e grave nga mosha 21 deri 65 mund të presin tre deri në pesë vjet ndërmjet analizave për kancerin në qafën e mitrës për sa kohë që rezultatet janë normale.

Çdo tre vjet -Kontrolli i gjirit

Kontrolli i gjirit i kryer nga një mjek është një masë e rëndësishme parandaluese që duhet të merret për të ulur rrezikun e kancerit të gjirit për ju. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit gratë 20 deri 30 vjeçe duhet të bëjnë një kontroll klinik të gjirit (clinicalbreast exam) (CBE) në çdo tre vjet.

Megjithëse shumica e grave nuk e kanë të domosdoshme që të fillojnë të shkojnë çdo vit për të bërë mamografi(një teknikë që përdor rrezet X për të diagnostikuar dhe për të gjetur vendodhjen e tumoreve të gjirit) deri në të dyzetat, ACA (American Cancer Association) (Organizata Amerikane kundër Kancerit) gjithashtu rekomandon që ekzaminimet me mamografi të bëhen herët për gratë që kanë farefis të gradës së parë që ka kancer të gjirit.

Çdo dy vjet-Kontrolli i syve

Shoqata Amerikane e Mjekëve Okulistë rekomandon kontroll të syrit çdo dy vjet. Ju do të bëni një seri kontrollesh të shikimit për të vlerësuar nëse ju keni nevojë për syze dhe gjithashtu të kontrollohet që sytë tuaj te jenë në formë të mirë.

Çdo vit-Tensioni i gjakut
Kontrolli çdo vit i tensionit tuaj të gjakut është një domosdoshmëri. Fatmirësisht, ju nuk duhet të shkoni tek doktori sa herë që ju e keni te nevojshme. Kërkoni për mundësinë e ekzaminimit në zonën tuaj ku banoni zakonisht ose përdorni makina të automatizuara në ndonjë farmaci në lagjen tuaj. Tensioni i lartë i gjakut – gjithashtu i njohur si hipertension – është 140/90 ose më shumë. Tensioni normal i gjakut për një tërritur duhet të jetë poshtë vlerave 120/80.

 

Çdo muaj – Vetëkontrolli i gjirit
Ndërsa disa grupe të mjekësisë pretendojnë se vetëkontrollet e gjirit nuk janë më të nevojshme, shume gra kanë zgjedhur ta vazhdojnë me këtë praktikë. Nëse ju nuk jeni i sigurt si të bëni një vetëkontroll të gjirit tashmë, mësoni udhëzimet, dhe të mësoheni se si ndihen në prekje dhe si duken gjinjte tuaj. Ekzaminimi në vetvete nuk do ta ulë rrezikun tuaj, por bërja e këtij ekzaminimi rregullisht ju vendos ju në pozicionin më të mirë për të parë ndonjë shenjë ose anomali në fazat më të hershme.

Vetëkontroll i lëkurës
Nëse ju keni tendencë për njolla të shkaktuara nga dielli ose nishane, ju mund ta keni të domosdoshme të shkoni te dermatologu juaj më rregullisht.