Anesteziologia e QKUK-së tregon çfarë janë ventilatorët dhe respiratorët

2020-03-25 në ora 08:37

Anesteziologia/intensivistja e Klinikës së Anestezionit me Mjekim Intensiv, Dr. Agreta Gecaj-Gashi, ka sqaruar për laikët se çfarë funksioni kanë ventilatorët përkatësisht respiratorët që mundësojnë mbështetjen e pacientëve gjatë mjekimit intensiv.

“Ventilatorët janë makina/aparatura te sofistikuara të krijuara për të siguruar ventilim mekanik te pacientët që kanë vështirësi në frymëmarrje dhe njëherit kanë mungesë te oksigjenit. Mbështetja respiratore, siç quhet ndryshe, mund të jetë e pjeshme dhe e plotë varësisht nga gjendja e pacientit”, ka shkruar Gecaj-Gashi, transmeton Gazeta Shneta.

“Te pacientet me COVID 19 fatmiresisht pjesa më e madhe trajtohen nga infektologët ne Klinikën Infektive. Sipas statistikave te vendeve tjera, rreth 10% e te semureve qe iu rrezikohet jeta , kane nevoje per mbeshtetje respiratore. Por, me keta paciente ne vije te pare e te fundit do të merremi ne anesteziologet/intensiviste. Pra, jane pacientet me kritik, më të rëndë dhe që në Mjekim Intensiv luftohet cdo minute per jetën e tyre. A jemi të rrezikuar? Shumë!!! Cdo intubim apo manipulim me rrugët ajrore paraqet rrezik te madh, pavarësisht mbrojtjes me PPE”, ka shkruar ajo.

Lexoni postimin e plotë:

Meqenëse kohët e fundit po flitet shumë per ventilatorët/respiratorët, e pashë të arsyeshme të jap një sqarim profesional, pasi qe i kemi mjete të punës cdo ditë. Ventilatorët janë makina/aparatura te sofistikuara të krijuara për të siguruar ventilim mekanik te pacientët që kanë vështirësi në frymëmarrje dhe njëherit kanë mungesë te oksigjenit. Mbështetja respiratore, siç quhet ndryshe, mund të jetë e pjeshme dhe e plotë varësisht nga gjendja e pacientit.Ventilatorët janë te vendosur ne Mjekim Intensiv dhe ventilimi mekanik eshte proces dinamik, dhe udhëhiqet apo mbikqyret nga profesionistë të specializuar ne kete lemi anesteziolog/intensivist. Ventilimi mekanik behet permes nje tubi qe vendoset ne trahenë e pacientit dhe ventilatori e shtyn me presion pozitiv ajrin bashkë me koncentrimin e oksigjenit që ne e caktojmë varësisht nga nevojat e pacientit, duke u munduar sa më shumë të imitojmë ciklin normal të frymemarrjes. Ventilimi mekanik është shkencë në vehte, andaj edhe shpëton shumë jetë. A mund ta demtojë pacientin ventilatori? Po nese personeli nuk ështe i familjarizuar të punojë me të, madje sic tha nje koleg i imi, ventilatori në duart e jo profesionistit është armë shumë e rrezikshme. Kohet e fundit po shohim ne botë të bëhen improvizime për shkak të mungeses se ventilatorve. Tek ne nuk besojmë që do të ketë nevojë, në skenarin më të keq kemi edhe aparate të anestezionit në salla të operacionit, të cilët mund të perdoren si ventilatore shumë të mirë.

Te pacientet me COVID 19 fatmiresisht pjesa më e madhe trajtohen nga infektologët ne Klinikën Infektive. Sipas statistikave te vendeve tjera, rreth 10% e te semureve qe iu rrezikohet jeta , kane nevoje per mbeshtetje respiratore. Por, me keta paciente ne vije te pare e te fundit do të merremi ne anesteziologet/intensiviste. Pra, jane pacientet me kritik, më të rëndë dhe që në Mjekim Intensiv luftohet cdo minute per jetën e tyre. A jemi të rrezikuar? Shumë!!! Cdo intubim apo manipulim me rrugët ajrore paraqet rrezik te madh, pavarësisht mbrojtjes me PPE.

Ansteziologët/intensivistët edhe ashtu jemi pak ne numër dhe shumë të ngarkuar gjatë punës sonë të përditshme, me salla te operacionit me urgjenca, me intensive. Në këte kohë në Intensiven e Klinikes Infektive janë 3 anesteziologë/intensivist. Intensive tjera do të jenë në gatishmëri bashkë me anesteziologët/intensivistë.

Urojmë qe sa më pak të keni nevojë për ne, e këtë në këtë kohë e arrini duke qendruar në shtepi!!!