Këngëtarja e njohur shqiptare Anjeza Shahini paska festuar ditëlindjen dy ditë më parë. Por, gjithmonë shumë diskrete për lajmet nga jeta e saj personale, edhe fotot e ditëlindjes ajo i ka postuar me dy ditë vonesë.
Megjithatë e rëndësishme është që këngëtarja ndihet shumë e lumtur dhe e plotëusar, gjë që e artikulon edhe me fjalë.
Në foton e postuar pak minuta më parë në Instagramin e saj, Anjeza shkruan: Ditëlindja më e bukur dhe më kuptimplotë, Ju falenderoj shumë për të gjitha urimet që më keni dërguar. Love.
Sigurisht festën e ditëlindjes dhe gjithë jetën e këngëtares tashmë e plotëson më së miri e bija Victoria.
Lajmin se priste një bebe, ajo e bëri të ditur në fund të shtatzanisë, në nëntor të vitit të kaluar.
Anjeza Shahini ka vite që tashmë është larguar nga Shqipëria, dhe ka ndërtuar një jetë të re në Angli me diplomatin anglez Paul Edëard Conolly. Këngëtarja shqiptare dhe diplomati anglez kanë tre vjet që janë martuar.
https://www.instagram.com/p/BxIV2oSJmzI/