Është e mrekullueshme fakti që brenda trupit tuaj po zhvillohet dhe rritet një mrekulli. Përplot 9-muaj, trupi juaj kalon nëpër shumë ndryshime e meqë rast mund të dëmtohet sistemi imunituar.
Gjatë shtatzënisë, gratë janë më të prirura të infektohen me një infeksion të traktit urinar shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Kjo pasi në mesin e javës së gjashtë dhe 24’të mitra juaj po rritet dhe ushtron presion në fshikëzen tuaj, duke bllokuar rrugën kalimatare të urinës.
Në këtë rast, përdorimi i antibiotikëve mund të tregoj rezultat në parandalimin e infeksionit. Por, sa mund të jetë e sigurt përdorimi i tyre gjatë shtatzënisë?

“Antibiotikët janë efektivë për shumë infeksione të zakonshme dhe mund të përdoren gjatë shtatzënisë”, konfirmon Dr. Salinger.
Një nga hulumtimet sugjeron se rreth një në katër gra shtatzëna marrin antibiotikë gjatë shtatzënisë.
Mirëpo, Dr. Salinger shpjegon se shumë prej medikamenteve, përfshirë antibiotikët, grupohen në katër kategori.
Kategoria A dhe B: Medikamente që konsiderohen të sigurta për shtatzënat
Kategoria C: Medikamentet që konsiderohen përgjithësisht të sigurta, por duhet të përdoren vetëm nëse është e nevojshme, pasi ka rreziqe
Kategoria D: Medikamente që dihet se shkaktojnë dëm të mundshëm, por mund të merren nëse përfitimi është më i madh se rreziku i dëmtimit
Kategoria X: Medikamente që nuk duhen përdorur gjatë shtatzënisë.
Kryesisht, antibiotikët e kategorisë A dhe B do të përshkruhen edhe tek gratë shtatzëna.
E disa prej tyre janë penicillins, ampicillin, vancomycin, cephalosporins e shumë të tjera. /Gazeta Shneta/


