Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infermierët shprehin pakënaqësitë e tyre rreth projektligjit të ri për pagat

Lajme 27/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë, janë shprehur të pakënaqur me koeficientin 5.6 në projektligjin e ri të pagave, i cili tashmë është në konsultim paraprak. Nga kjo sindikatë deklarojnë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, atëherë do ta dërgojnë këtë projektligj në Gjykatën Kushtetuese.

Kërkesa e tyre e kamotshme që të gradohen njëjtë sikurse fizeoterapeutët dhe logopedët, vazhdon të jetë ende kyçe karshi këtij ligji.

Kryetari i Sindikatës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë, Përparim Berisha thotë se pritshmëritë karshi ligjit të ri të pagave nuk janë të mira.

Ndonëse shprehet se ka përmirësim krahasuar me ligjin e kaluar, Berisha për KosovaPress, thotë se kërkesat e tyre do t’i adresojnë në Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë brenda 10 ditëve.

“Pritshmëritë tona thuajse nuk janë të mira, ashtu siç kemi shpresuar, jemi të graduar me koeficientë pak më mirë dhe me shumë të hollave, pak më mirë sesa me ligjin e kaluar. Mirëpo, dallimi është prapë në mes të infermierëve dhe fizeoteraputëve dhe logopedëve, ku ata janë graduar me koeficientë 6, kurse infermierët me koeficientë 5.6. Infermierët janë ndarë në tri grupe në shërbimin parësor, dytësor dhe tretësor, kurse tek mjekët nuk e kemi një ndarje të tillë…02\-04 Ata kanë kërkuar që me çdo kusht të jenë barazë me logopedët, fizieoterapeutët me koeficinetë 6 për shkak se sipas infermierëve, edhe ata i kanë 180 pikë akredituese shkollimi bachelor, njëjti sikur fizeoterapeutët dhe logopedët… 03’\51 Dallimi është diku rreth 50 euro…Kjo ka shfaq pakënaqësi jo për shkak të ndoshta mjeteve monetare, por për shkak të gradimit, punës të infermierëve që sipas tyre është shumë më e rëndë se e fizieoterapeutëve dhe logopedëve. E keni parë edhe në pandemi rolin kryesor e kanë pas infermierët dhe shërbimin ndaj të sëmurëve ”,tha Berisha.

Berisha paralajmëron se nëse kërkesat e tyre nuk adresohen me kohë atëherë edhe ky ligj do të përfundoj në Gjykatën Kushtetuese, sikurse ai i kaluari.

“Herën e kaluar kemi qenë shumë keq dhe për këtë arsye patëm dërguar në Gjykatën Kushtetuese përmes Avokatit të Popullit, shpresoj që këtë herë kërkesat tona nuk do të hasin në vesh të shurdhër dhe do të merren parasysh dhe do të rregullohen qysh tash pa shkuar ende në lexim të parë që mandej të mos ketë veprime të tjera sindikale si protesta apo dërgimi në Gjykatën Kushtetuese dhe të kthehet prapë gjithçka në pikën zero. Ne jemi që ky ligj të vazhdoj të procedohet, por gjithmonë duke i marr parasysh kërkesat tona…Nëse nuk do të merren parasysh ne prapë do ta dërgojmë ligjin në Gjykatën Kushtetuese gjithmonë në rast se ka kërkesa prej infermierëve, mjekëve dhe shërbimeve tjera mbështetëse”, theksoi kryetari i Sindikatës së Infermierëve.

Sistemi shëndetësor në Kosovë vazhdon të ballafaqohet me mungesë të infermierëve dhe ikje të profesionistëve shëndetësor nga vendi.

Berisha thotë se vetëm deri në fillimit të korrikut të këtij viti nga Kosova kanë ikur 400 infermierë.

Ai shtoi se si pasojë e ikjes së infermierëve, ka edhe reduktim të shërbimeve shëndetësore.

“Për të pasur një shërbim cilësor në klinikat, repartet dhe QMF-të duhet të së paku edhe 5 mijë infermierë të punësohen. Ju e dini që ende sot në vitin 2022 ka familjarë të cilët për shkak të mungesës së infermierëve….Kjo bëhet për shkak të mungesës të infermierëve duhen 5 mijë infermierë dhe ndihmës-infermierë do të punësohen që të ketë një shërbim më cilësor ndaj pacientëve. Shto këtu edhe një numër të infermierëve me sëmundje të rënda kronike si pasoj e punëve të rënda, rrezatimit…deri në fillim të muajit korrik sipas Odës së Infermierëve rreth 400 infermierë kanë ikur…Unë i bëjë thirrje prej këtu ministrisë së Shëndetësisë, por edhe ministrisë së Financave edhe kryeministrit që urgjentisht të shpall konkurs që të pranohen të paktën për këtë vit rreth 1 mijë infermierë që të mos ngarkohen infermierët me mbipunë dhe po ashtu të ketë edhe shërbime sa më cilësore për pacientët”, u shpreh Berisha.

Në mesin e këtij muaji, Ministria e Punëve të Brendshme ka proceduar për konsultime paraprake projektligjin për pagat dhe projektligji për zyrtarët publikë./ Insajderi.org

Artikulli paraprakAntibiotikët gjatë shtatzënisë, të sigurtë apo jo?
Artikulli i rradhës Konsumimi i birrës kur jeni nënë gjidhënëse, ja se çfarë duhet të dini

Ju sugjerojmë

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.