Fëmijët që marrin antibiotikë para moshës dy vjeç janë më të rrezikuar të preken nga ekzema me rritjen e moshës. Ky është paralajmërimi më i fundit i bërë nga mjekët anglezë.
Ata kanë analizuar të dhënat e 22 studimeve të kryera ndër vite dhe kanë publikuar rezultatet në Kongresin e Shoqërisë Evropiane të Frymëmarrjes, në Londër.
Studimet e kryera tek gati 400 mijë fëmijë kanë zbuluar se dhënia e antibiotikëve tek foshnjat rrit rrezikun e zhvillimit të kësaj alergjie të dhimbshme të lëkurës me 41%.
Dhënia e antibiotikëve tek bebet kaq herët vret bakterin natyral në zorrë, prandaj sistemi i tyre imunitar është më i ndjeshëm ndaj baktereve dhe mikrobeve.
Kjo do të thotë se kur janë të ekspozuar ndaj substancave të huaja dhe relativisht të dëmshme, si poleni, sistemi i tyre imunitar fillon të shfaq alergji.
Përveçse rritet rreziku për alergji, studime të tjera kanë treguar se përdorimi i tepërt i këtyre ilaçeve rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit të parë dhe obezitetit tek foshnjat.