Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Antitrupat në qumështin e gjirit të nënës i mbrojnë foshnjat nga sëmundjet

Jetë 04/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nënat kanë ditur prej kohësh për përfitimet e shumta të qumështit të gjirit. Tani, një studim global konfirmon se antitrupat e kaluar përmes qumështit të gjirit tek foshnjat mund të mbrojnë me të vërtetë kundër sëmundjeve.

Antitrupat e sistemit imunitar kundër një infeksioni të zakonshëm, rotavirusit, ishin veçanërisht mbrojtës, tha një ekip nga Universiteti i Rochester në Nju Jork shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.

“Ishte inkurajuese të shihje një lidhje kaq të qartë midis niveleve më të larta të antitrupave dhe një vonese ndaj infeksionit rotavirus,” tha autori kryesor i studimit, Dr. Kirsi Jarvinen-Seppo, një profesor i alergjisë dhe imunologjisë në Spitalin e Fëmijëve Golisano.

Studimi i ri u financua nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates dhe u botua së fundmi në “Journal of Clinical Investigation”.

Hulumtimi përfshiu analizën e mostrave të qumështit të gjirit nga 695 gra në Finlandë, Shtetet e Bashkuara, Pakistan, Peru dhe Bangladesh.

Studimi zbuloi se qumështi i gjirit nga nënat që përmbante nivele të larta të antitrupave të sistemit imunitar IgA dhe IgG duket i lidhur me aftësinë e foshnjës për t’u mbrojtur nga rotavirusi, i cili mund të shkaktojë diarre të rëndë dhe ndonjëherë kërcënuese për jetën.

Nënat që jetonin në vendet me të ardhura më të ulëta zakonisht kishin nivele edhe më të larta të antitrupave mbrojtës në qumështin e tyre të gjirit krahasuar me gratë nga vendet më të pasura, vunë në dukje studiuesit.

Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për antitrupat kundër mikrobeve që shkaktojnë shigella dhe pneumokokun, dy shkaqe kryesore të sëmundjes dhe vdekjes së foshnjave dhe fëmijëve në vendet e varfra.

Kishte një gjetje të papritur: Gratë që ishin mbipeshë ose obeze prireshin të kishin nivele më të ulëta të antitrupave mbrojtës në qumështin e gjirit, krahasuar me gratë me peshë normale. Kjo ishte kundërintuitive, tha Dr. Jarvinen-Seppo.

“Ne kishim parashikuar që nënat nën peshë mund të kishin nivele më të ulëta të antitrupave për shkak të statusit më të dobët të ushqyerjes,” tha ajo. “Për shkak të rritjes së normave të obezitetit në mbarë botën, ky mund të jetë një zbulim domethënës, por është paraprak dhe nevojiten kërkime shtesë pasi kjo është hera e parë që analizohet”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar po zhvillojnë vaksinën e parë në botë kundër kancerit të vezoreve
Artikulli i rradhës Reduktimi i qëndrimit ulur ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të shpinës

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.