Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Aparatura që diagnostikon kancerin në mushkëri, mungon që 9 muaj në QKUK

Lajme 03/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një nga sëmundjet vdekjeprurëse si kanceri i mushkërive, nuk mund të diagnostikohet në QKUK pasi aparatura për këtë është prishur që 9 muaj. Kërkesat për blerje kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa SHSKUK thotë se tash e ka futur në prioritet

Në Klinikën e Sëmundjeve të Mushkërive në QKUK, mungon aparatura kryesore që ekzaminon këtë organ të pacientëve. Këta të fundit që kanë probleme shëndetësore me mushkëri, për të kryer një ekzaminim apo trajtim me aparaturën e bronkoskopisë, duhet të drejtohen në spitale private ku kostoja është nga 100 deri 150 euro.

Kjo aparaturë është prishur nga muaji qershor i vitit të kaluar dhe për blerjen e një të riu kërkesat kanë qenë të vazhdueshme në drejtim të SHSKUK-së, shkruan Gazeta Shneta.

Shefi i kabinetit të Bronkoskopisë, Dr. Musa Hoxha, thotë se para 10 viteve me anë të një fondacioni ishte mundësuar blerja e video-bronkoskopit. Shtatë vite më vonë e njëjta ishte dëmtuar dhe në pamundësi për ta servisuar, ishte sjellë një fibro-bronkoskop nga Spitali i Gjakovës.

Me këtë të dytën, mjekët në Klinikën e Pulmologjisë kanë punuar rreth tri vite. Ndonëse shumë e vjetëruar dhe e dalë nga përdorimi pas avancimit të teknologjisë, mosfunksionimi i saj ka shkaktuar shumë vështirësi.

Dr. Hoxha tregon se pacientët ishin dërguar më pas në Spitalin e Vushtrrisë, por atje pas 2 muajsh u harxhua materiali shpenzues. Menaxhmenti i këtij spitali nuk e pa të arsyeshme të blejë pjesën shpenzuese rreth 300 euro që do të mundësonte kryerjen e rreth 26 ekzaminimeve.

“Jam takuar me drejtorin e ri të SHSKUK-së, Dr. Basriun dhe më ka premtuar se në janar ose shkurt do të nis procedura për blerjen e bronkoskopit të ri”, thotë pulmologu.

Duke qenë se numri i tumoreve të mushkërive është mjaft i madh, kjo aparaturë është shumë e nevojshme për diagnostikimin dhe për terapinë e tyre.

Dr. Musa Hoxha thotë se kur ka funksionuar aparatura, janë kryer deri në 6 raste në ditë. Mungesa e bronkoskopit ka lënë pa mësuar edhe specializantët.

Video-bronkoskopi i ri dhe i avancuar me teknologji kushton rreth 30 mijë euro. Për blerjen e kësaj aparature është zotuar Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së.

Në një përgjigje për Gazeta Shneta thuhet se janë të njoftuar për këtë çështje dhe se tashmë janë në përfundim të specifikave të nevojshme.

“Janë në përfundim e sipër specifikimet e nevojshme teknike dhe plani për blerje të pajisjeve. Pritet të bëhet zgjidhja edhe për bronkoskopin e Klinikës së Pulmologjisë”, thuhet në përgjigje.

SHSKUK thotë se blerja dhe servisimi do të bëhet edhe nëpër klinika tjera ku ka nevojë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKëto gjëra askush nuk ju tregon për operacionin cezarian
Artikulli i rradhës Seks gjatë shtatzënisë, ja çfarë mendon foshnja juaj gjatë kësaj kohe

Ju sugjerojmë

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

17/06/2026 Lajme

Sot mot me diell dhe vranësira

17/06/2026 Lajme

UNICEF: Gjysma e fëmijëve në botë përballen me tri rreziqe klimatike njëkohësisht

16/06/2026 Lajme

Gjendet e braktisur një foshnje në Shkup, policia nis hetimet

16/06/2026 Lajme

Të dhënat nga Spitali i Fierit, shtohen rastet e helmimeve nga insektet dhe zvarranikët

16/06/2026 Lajme

Kadri Bytyqi fiton edhe një mandat në krye të Odës së Farmacistëve të Kosovës

16/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.