Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Aromat e forta gjatë shtatzënisë – çfarë i shkakton dhe si t’i shmangni mundimet

Këshilla për shtatzëna 25/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

A keni mundime dhe të vjella pas çdo arome sado të fortë që e ndjeni?

Studimet tregojnë se deri në dy të tretat e grave shtatzëna bëhen më të ndjeshme dhe reaktive ndaj aromave rreth tyre kur janë shtatzënë. Kjo zakonisht ndodh gjatë tremujorit të parë.

Shkencëtarët kanë hedhur hipotezën se për disa gra, kjo ndjesi e theksuar e aromave mund të shkaktojë të vjellat e mëngjesit.

Çfarë shkakton përforcimin e shqisës së aromës gjatë shtatzanisë?

Ashtu si me simptomat e tjera të shtatzënisë edhe në këtë rast përgjegjës është ndryshimi hormonal. Estrogjeni mund të bëjë që çdo aromë sado e lehtë qoftë të ndihet shumë e shumë e fortë nga ju.

Ju nuk mund ta parandaloni këtë ndjesi, por mund të përpiqeni të shmangni aromat e forta që ju shkaktojnë shqetësim.

Disa strategji që mund të provoni:

Ushqehuni në mënyrë të “zgjuar”.

Gatuani dhe konsumoni vetëm ato ushqime që mund t’u duroni erën.

Ajrosni ambientin.

Lërini dritaret hapur sa herë të mundeni për të larguar erën e pakëndshme.

Kushtojini vëmendje higjienës. Lani rrobat më shpesh se zakonisht, pasi fibrat kanë tendencë të mbajnë erë.

Deodorantët dhe produktet e pastrimit. Përdorni vetëm ato që mund të duroni.

Kërkoni mirëkuptim nga të afërmit për parfumet që përdorin, për gjëat që mund të kenë ngrënë, për duhanprijen etj.

Mundohuni të rrethoni veten me ato aroma që në fakt ju bëjnë të ndiheni më mirë./pernenat.al

Artikulli paraprakStudimi: Femrat kanë nevojë për më shumë gjumë sepse truri i tyre punon më shumë
Artikulli i rradhës Mënyra si të kaloni pa stres fëmijën nga qumështi në ushqim

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.