Policia e Kosovës e ka arrestuar gjinekologun Arsim Gashi për rastin e abortit të vajzës 13-vjeçare, e cila ishte përdhunuar nga dy persona në Gjilan.
Gashi është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Për mundësimin e abortit që rrezikoi jetën e 13-vjeçares, e cila ngeli shtatzënë pas keqpërdorimit seksual që dyshohet se iu bë nga 21 vjeçari dhe 30-vjeçari në janar dhe në shkurt të këtij viti, kur ajo ishte vetëm 13-vjeç, Gashi dyshohet se përfitoi 500 euro.
“Në të njëjtën ditë, mjeku e ka kryer abortin, për të cilin unë kam paguar 500 euro”, ka deklaruar i dyshuari në polici. /Gazeta Sinjali