Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arsya pse mardhëniet seksuale e ndihmojnë procesin e lindjes

Këshilla për shtatzëna 31/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mund të keni dëgjuar se te shumë gra shtatzëna dhimbjet e lindjes kanë filluar pas marrëdhënieve seksuale. A mund të jetë e vërtetë një gjë e tillë?

Secila grua shtatzënë gjatë vizitave mjekësore e kupton se kur është data e përafërt e lindjes. Poashtu, dihet se lindja quhet në termin pas javës së 37. Për këto arsye disa shtatzëna nuk kanë durim dhe provojnë mënyra të ndryshme të inicimit të procesit të lindjes.

Kjo ndodh shpesh nëse kalon termini i lindjes për disa ditë.

Shpesh shtatzënat e bëjnë pyetjen “pasi që lindja është në termin dhe bebja tashmë është e pjekur, përse u dashka të presim kontraksionet e lindjes, përse të mos bëjmë diçka që lindja të fillojë sa më parë”.

Shumë shtatzëna pak ditë para lindjes përpiqen të jenë sa më aktive, ecin shumë, pastrojnë shtëpinë ose kalojnë shumë orë nëpër dyqane me mendimin se kontraksionet do të nisin më shpejt. I njëjti mendim është edhe për marrëdhëniet seksuale.

Në fakt, marrëdhëniet seksuale nuk janë aspak të rrezikshme gjatë gjithë shtatzënisë. Marrëdhëniet seksuale kundërindikohen në rastet me placenta previa dhe në rastet kur pëlcasin membranat amniale (pra kur rrjedhin ujrat).

Nëse shtatzëna nuk ka ndonjë problem, nuk ka arsye që të shmangë marrëdhëniet seksuale, ndonëse shumë gra kanë frikë se mos ndoshta gjatë marrëdhënieve seksuale bebja mund të lëndohet në ndonjë mënyrë.

Gjatë marrëdhënieve seksuale mund të prodhohet oksitocina që është hormon i cili nxit tkurrjet e mitrës. Poashtu, sperma mund ta zbusë qafën e mitrës dhe ta lehtësojë dilatimin.

Këto efekte janë shumë të vogla, prandaj nuk duhet të keni frikë se nëse keni marrëdhënie seksuale mund ta provokoni ndonjë problem. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakNënat pas lindjes po bëjnë një gabim me organet gjenitale të vajzave të tyre
Artikulli i rradhës Pudra e bebeve, e shëndetshme apo jo? Ja çfarë nënat duhet të dijnë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.