Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arsyeja pse meshkujt e kalojnë gripin më shpejtë se femrat

Femina 26/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

A e keni vërejtur se kur femrat preken nga gripi, duhet mjaft shumë kohë për t’u ndierë sërish mirë dhe rehat.

Prania më e madhe e një proteine që i shëron mushkëritë e quajtur amfiregulinë mund të jetë arsyeja se pse meshkujt shërohen nga gripi më shpejt se femrat, sipas një studimi në qelizat e minjve dhe të njeriut.

Shkencëtarët në Johns Hopkins Bloomberg School of Public Health besojnë se mund të zhvillohen trajtime të reja për ta rritur prodhimin e amfiregulinës, transmeton Koha.net.

Gjetjet e tyre u publikuan të martën në revistën “Biology of Sex Differences”.

Hulumtuesit për vite kanë menduar se shërimi më i ngadaltë i femrave nga gripi lidhet me nivelet e tyre më të lartatë inflamacionit të mushkërive gjatë infeksioneve të gripit.

“Konstatimi i ri këtu është se femrat gjithashtu kanë rikuperim më të ngadalshëm të indeve gjatë shërimit, për shkak të prodhimit relativisht të ulët të amfiregulinës”, – thotë autorja e studimit dr. Sabra Klein, profesoreshë e asociuar në Hopkins, në një njoftim për shtyp.

Studiuesit në Johns Hopkins i infektuan minjtë me një dozë jovdekjeprurëse të H1N1, që është një lloj i gripit A, i cili shkaktoi më shumë se 18.000 vdekje në mbarë botën në vitet 2009 dhe 2010.

Minjtë meshkuj dhe femra kishin nivele të ngjashme virusi dhe e eliminuan atë brenda së njëjtës kohë përafërsisht. Por minjtë femra e kishin një humbje më të madhe të masës trupore dhe më shumë inflamacion të mushkërive gjatë fazës akute të infeksionit dhe më ngadalë e rikthyen funksionimin normal të mushkërive.

Ata zbuluan se amfiregulina ishte faktori kyç, që njihej për promovimin e qelizave epiteliale në lëkurë, mushkëri dhe sipërfaqe të tjera në trup derisa plagët shërohen, duke përfshirë edhe gjatë shërimit nga infeksionet e mushkërive. Minjtë meshkuj prodhuan dukshëm më shumë amfiregulinë se femrat gjatë fazës së rikuperimit nga infeksionet e tyre.

Përveç kësaj, minjtë meshkuj të gjeneruar gjenetikisht për t’iu munguar amfiregulina, i kishin të njëjtat rezultate të gripit si minjtë femra, përcjell Koha.net. Femrat pa amfiregulinë kishin shkallë të pandryshuar të infeksionit. Studiuesit besojnë se proteina e shërimit të mushkërive bën dallim kryesisht tek meshkujt.

Gjithashtu, në një studim të viruseve të gripit të minjve dhe qelizave epiteliale të mushkërive të njeriut në enët laboratorike, studiuesit e zbuluan një rritje të konsiderueshme në prodhimin e amfiregulinës vetëm kur qelizat ishin nga meshkujt.

Në vitin 2016, studiuesit e Johns Hopkins zbuluan se hormoni seksual progjesteroni e stimulon prodhimin e amfiregulinës tek minjtë femra.

Studiuesit teorizuan se meshkujt evoluuan me aftësi më të madhe shëruese të plagëve, sepse morën pjesë në më shumë beteja për territore, çiftëzime dhe resurse.

Hulumtuesit fillimisht menduan se prodhimi i amfiregulinës u rrit tek meshkujt gjatë infeksionit të gripit për shkak të testosteronit. Por ata zbuluan se ky nuk duket të jetë rasti në kontrollin e niveleve të amfiregulinës dhe dëshirojnë të bëjnë kërkime të mëtejshme për arsyet./a.m.

Artikulli paraprakFëmijët tanë po sëmuren nga lodrat
Artikulli i rradhës Beyonce publikon foto të rrallë të binjakëve, ata duken komplet si babai!

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.