Arsyet e plasaritjes së buzëve dhe trajtimet natyrale

2017-02-26 në ora 07:47

Plasaritjet e buzëve nuk shkaktohen vetëm is pasojë e të ftohtit! Kjo ëshë arsyeja pse nuk duhet të çuditeni nëse zbutësi i buzëve nuk ka funiksionuar; nuk është për faj të tij!

Plasaritja mund të ketë arsye krejt të tjera që mund të jenë: mungesa e vitaminës B ose hekurit, çrregullime të aparatit tretës, infeksione për shkak të kërpudhave si kandida apo baktereve si stafilokoku apo streptokoku, probleme me dhëmbët, diabet.

Janë gjithashtu një sërë vitaminash të tjera të cilat mungojnë në trupin tuaj nëse keni buzë të plasaritura. Megjithatë, edhe në këtë rast, trajtimet natyrale janë të mundura.

Më saktë, ushqimet të cilat duhet të merrni, do t’iu plotësojnë me vitaminat që ju mungojnë. Spinaqi, thjerrëzat (bishtajorët, në përgjithësi), djathi i bardhë (me pak yndyrë) farat e ndryshme dhe produktet e familjes së lakrës, do t’iu ndihmojnë të keni pamje më të mirë dhe funksione më të rregullta të organizmit. /living/