Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arsyet përse bebet kanë gazra dhe metoda për qetësimin e dhimbjeve të barkut

Këshilla për shtatzëna 25/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Keni parë fëmijën tuaj që t’i ngrejë këmbët në gjoks kur qanë? Kjo mund të jetë shenjë se foshnja mund të ketë probleme me gazrat, që i shkaktojnë shumë dhimbje.

Por, më poshtë gjenden arsyet e mundshme përse fëmijët ndihen të fryrë:

1. a) Furnizimi me qumësht

Nëse keni shumë qumësht gjiri, kjo mund të shaktojë fryrje tek fëmijët.

1. b) Intoleranca e laktozës

Ka fëmijë që janë intolerantë ndaj laktozës, që do të thotë se nuk mund të pijnë shumë qumësht.

1. c) Ushqimi që ka ngrënë nëna

Një ushqim i caktuar që keni ngrënë mund të shkaktojë që fëmija juaj të ketë gazra. Për shembull, produktet e qumështit që keni konsumuar më parë mund të krijojnë probleme me tretjen e fëmijës.

Përpiquni të lehtësoni dhimbjen e fëmijës duke përdorur këto metoda:

1. Zhvendoseni në një pozicion tjetër

Ndryshimi i pozicionit të foshnjës mund të ndihmojë në heqjen e gazit në bark.

2. Masazhojeni

Kapni këmbët e fëmijës, dhe lëvizni nga lart poshtë, sikur imitoni çiklizmin. Kjo ndihmon lëvizjen e gazrave nga barku i tij.

3. Kontrolloni pozicionin e gjidhënies

Sigurohuni që ta mbani drejt fëmijën. Koka duhet të jetë në një drejtim me barkun, sepse po të jetë më lart, krijon vëshirësi në frymëmarrje.

4. Goditini lehtë në shpinë pas ushqyerjes

Kjo e ndihmon të nxjerrë gazrat.

5. Ndryshoni pajisjet që përdorni

Ndryshimi i biberonit me një tjetër që nxjerr më ngadalë qumështin, ndihmon në reduktimin e sasisë së gazit të formuar.

6. Dush me ujë të ngrohtë

Dushi i ngrohtë jo vetëm që i qetëson fëmijët, por edhe lehtëson gazrat.

7. Ushqejini përpara se t’i ketë marrë uria shumë

Të ushqyerit pak para se të fillojnë të qajnë mund të parandalojë sasinë e madhe të gazrave.

8. Medikamentet

Nëse fëmija ka shumë dhimbje për shkak të gazrave, konsultohuni me mjekun dhe merrni ilaçet e nevojshme./pernenat.al/

Artikulli paraprak‘Dy muaj pas abortit, kuptova se mjekët kishin lënë fetusin brenda meje’
Artikulli i rradhës Ami i Ermal Mamaqit publikon fotografi pak ditë pas lindjes, mahnit me pamjen e saj

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.