Astma konsiderohet si një nga gjendjet e zakonshme shëndetësore që ndodh gjatë shtatzënisë.
Astma ka potencialin që të ngushtojë rrugët e frymëmarrjes, meqë rast mund të shkaktojë kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Përafërsisht 30 përqind e grave me astmë raportojnë se gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar gjatë shtatzënisë.
Ashpërsia e astmës mund të jetë e ndryshme, mirëpo shpesh ajo mund të jetë edhe kërcënuese për jetën.
Shenjat dhe simptomat e astmës
Simptomat më të zakonshme të astmës përfshijnë:
-Kollitje;
-Gulçim;
-Çrregullime të gjumit, për shkak të kollitjes apo problemeve të frymëmarrjes.
Shpesh, simptomat e astmës mund të shkaktohen edhe nga alergjentët si poleni apo pluhuri.
Sipas Asthma and Allergy Foundation of America (AAFA), një e treta e grave shtatzëna do të përjetojnë përkeqësim të gjendjes shëndetësore si rezultat i astmës.
Zakonisht, shtatzënia mund të shkaktojë gulçim për çdo grua, mirëpo do të jetë më e vështirë për një grua e cila është me astmë./GazetaShneta/