Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Autorizohet një pilulë e re kundër depresionit pas lindjes nga FDA

Këshilla për shtatzëna 10/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pilula kundër depresionit pas lindjes (PPD) është autorizuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA) më 4 gusht.

Bari zuranoloni, jepet dy herë në ditë për dy javë në doza 50 mg, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.

Në dy prova klinike, duke përfshirë gratë që vuanin nga depresioni i rëndë pas lindjes, bari reduktoi simptomat me tre ditë pas dozës së parë, duke përfshirë ankthin, problemet me gjumin, humbjen e kënaqësisë, energjinë e dobët, ndjenjën e fajit ose izolimin social.

Është mjekimi i parë oral i miratuar nga FDA, përveç një injeksioni intravenoz të autorizuar në vitin 2019. Procesi i injektimit kërkonte që pacientët të qëndronin dy ditë e gjysmë në spital.

Pjesëmarrësit e hulumtimit ishin gra shtatzëna me depresion pas lindjes, simptomat e të cilave filluan në tremujorin e tretë ose brenda katër javësh pas lindjes dhe që plotësonin kriteret DSM-IV për një episod depresiv madhor.

Çfarë është depresioni pas lindjes (PPD)?

“Depresioni pas lindjes është një gjendje serioze dhe potencialisht kërcënuese për jetën në të cilën gratë përjetojnë trishtim, faj, pavlefshmëri – madje, në raste të rënda, mendime për të dëmtuar veten ose fëmijën e tyre. Dhe, për shkak se depresioni pas lindjes mund të prishë lidhjen nënë-fëmijë, ai mund të ketë pasoja edhe për zhvillimin fizik dhe emocional të fëmijës”, tha Tiffany R. Farchione, drejtoreshë e Divizionit të Psikiatrisë në FDA. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMikroplastika mund të depërtoj deri në zemër, sipas një studimi të ri
Artikulli i rradhës Gluteni mund të shkaktojë inflamacion të trurit, sipas një studimi të ri paraklinik

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.