Legjenda e boksit kosovar, Aziz Salihu është diagnostikuar me sëmundjen e alzheimerit.
Kështu ka bërë të ditur vajza e tij, këngëtarja e njohur, Monika Salihu përmes një videoje që ka ndarë në Instagram.
Monika shprehu mirënjohje për dashurinë dhe forcën që kanë treguar si familje ndër vite. Ajo theksoi se lidhja e tyre mbetet e pathyeshme, edhe në këtë periudhë sfiduese.
“Ndonëse sot është ndryshe, ai na do të gjithëve me shpirt”, shkruan këngëtarja mes tjerash./Gazeta Shneta/





