Shtatëvjeçarja Delvina Shala shkoi për t’u shëruar në Turqi, por u kthye me arkivol në Kosovë. Vdekja e vajzës ka shokuar prindërit e saj të cilët ishin gëzuar kur bamirësit i kishin ndihmuar t’i mblidhnin 16 mijë euro për një intervenim në boshtin kurrizor.
Prindërit kanë kërkuar t’i kryhet autopsi trupit të vajzës për ta kuptuar shkakun e vdekjes, pasi kanë ngritur dyshime mbi trajtimin e mjekëve turq. Por babai i saj, Lavdim Shala, ka mallkuar edhe një spital privat në Kosovë për vdekjen e së bijës, shkruan Gazeta Shneta.
“Allahu lula xhenetit zemra jeme, operacionin e boshtit kurrizor qysh na premtuan me sukses e jo rrezikshmëri, kta e preken në kry pa dijenin tonë, Allahu i shkatrroft ‘Ortomedicen’ e Prizrenit”, ka shkruar babai.
Gazeta ka kontaktuar spitalin për të marr një deklaratë zyrtare në lidhje me akuzat e babait, por të njëjti nuk kanë dashur të flasin.
Ai hedh dyshime se ky spital privat iu ka premtuar shërimin e vajzës vetëm sa për t’ua marr paratë. “Ky spital e paska pas veq për pare, përhunsh kan mi dal”, ka shkruar tutje babai.
Ai ka paralajmëruar padi gjyqësore dhe ka thënë se nuk do të ndalet derisa të gjenden përgjegjësit për vdekjen e Delfinës.
“Përgjegjësinë për masakrimin e Delfinës kanë me dhan spitali”, ka shkruar ai në fund. /Gazeta Shneta/