Një baba i ka dërguar bashkëshortes së tij një fotografi qesharake të tij bashkë me djalin e tyre.
Ai vendosi që të bënte shaka me bashkëshorten e tij dhe e shfrytëzoi ‘photoshopin’ për ta realizuar planin, transmeton Gazeta Shneta.
Babai në fjalë i dërgoi nënës, e cila ishte në punë, një fotografi të edituar të tij dhe të djalit por të dy pa flokë.
Nëna mbeti pa mendtë, duke e ofenduar bashkëshortin e saj dhe ndër të tjera duke i thënë se po niset për shtëpi për ta vrarë!
Sigurisht se burri i tregoi se ishte thjesht një shaka dhe se flokët e djalit të tyre nuk ishin prekur. Gjakrat u qetësuan, por… më mirë mos e provoni më! /Gazeta Shneta/