Një video zemërthyese e babait në dhimbje, i cili i këndon foshnjes së posalindur, pasi humbi bashkëshorten për shkak të një komplikimi gjatë lindjes, ka pushtuar gjithë botën.
Ashley Picco, vdiq pas një operacioni emergjent cezarian, në Spitalin e Kalifornisë. Por, dhimbja e bashkëshortit të saj nuk mjaftoi me kaq. Vetëm pas pak ditësh, Picco, publikoi një shkrim të tmerrshëm në rrjetet sociale, për t’i njoftuar miqtë dhe familjarët se foshnja e tij e posalindur, Lennon, nuk kishte arritur të mbijetojë, transmeton Gazeta Shneta.
Picco, i cili humbi edhe bashkëshorten dhe foshnjen e tij për shkak të komplikimit në operimin cezarian emergjent, ka shprehur kënaqësinë e tij që kishte pasur të paktën disa ditë mundësi të shijoj pak momente me vogëlushin e tij, ndërsa tani, babai në fjalë do të vazhdoj jetën e tij në dhimbje dhe vuajtje.
Për të parë momentet prekëse gjatë këndimit të foshnjes, klikoni në videon e mëposhtme: