Kjo video që do të shikoni është tepër emocionuese.
Dy fëmijë të porsalindur imitojnë jetën brenda në barkun e nënës teksa bëjnë dushin e parë.
Janë momente fantastike të një copëze jete të binjakëve që është e ngjashme me atë në barkun e nënës. Të porsalindurit vazhdojnë të qëndrojnë të përqafuar dhe të sillen me njëri tjetrin sikur të ishin ende në barkun e nënës së tyre.
Mesaduket ata ende nuk e kanë kuptuar se tashmë kanë lindur, shkruan Zëri, transmeton Gazeta Shneta.
Infermierja Sonia Roshela po filmonte binjakët e porsalindur për të treguar një teknikë tjetër të banjës së parë për të porsalindurit, pa e ditur se ajo që do të filmonte ishte më shumë dhe tepër emocionuese.
Jeta është kaq e çmueshme dhe e bukur.
Videoja e publikuar në youtube prej nentorit të 2013 është parë mbi 24 milionë herë.