Një vajzë katërvjeçare pretendonte të ishte në gjumë në shtëpinë e saj në Misuri, kur babai i saj dyshohet se gjuajti nënën dhe vëllaun dhe më pas e ktheu armën në vete.
Katrina Banks, 31, u gjet e vdekur së bashku me djalin e saj Kevin Johnson, 15 vjeç, në Bellfountaine, Misuri, në shtëpi rreth mesnatës të së enjtes, transmeton Gazeta Shneta.
Mashkulli, i identifikuar si Dornubari Dugbor, 31, u gjet gjithashtu i vdekur me një plagë të shkaktuar nga vetë arma.
Policia pohon se një telefonatë në 11:30 të enjten është bërë nga vrasësi.
Duke refuzuar të zbulojë emrin e tij, burri i dha policisë adresën në shtëpi dhe u tha atyre se do të gjenin brenda tre trupa të vdekur.
Policia beson se sapo mbylli thirrjen, Dugbor e vuri armën nën mjekrën e tij dhe ngrehi këmbëzën duke vrarë veten.
Motivet mbeten të panjohura, megjithëse nuk raportohej se dorasi kishte ndonjë problem mendor./Gazeta Shneta/