Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Prishtinë ku babë e bir kanë humbur betejën me Covid-19.
Gjatë ditës së sotme u raportua për vdekjen e një pacienti 38-vjeçar nga Prishtina. Vdekja e tij u shënua si rast i një personi të ri në moshë, por tragjedia në këtë rast nuk përfundon këtu, shkruan Gazeta Shneta.
Gazeta ka marr vesh nga të afërm të 38-vjeçarit, se nga koronavirusi ka ndërruar jetë edhe babai i tij para dy ditësh.
“Djali ka qenë duke e ruajtur babanë e tij për shkak të gjendjes së rëndë nga koronavirusi. Por pasi u infektua edhe vet kishte simptoma të kollit dhe vështirësive në frymëmarrje. Pastaj iu shfaqen problemet në mushkëri”, ka deklaruar ky i afërm.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot ka raportuar 11 të vdekur nga koronavirusi. Deri më tani në total janë regjistruar 833 viktima nga kjo sëmundje në Kosovë. /Gazeta Shneta/