Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bajraktari: Vendimet hakmarrëse primitive të drejtorit të SHSKUK nuk do të më frikësojnë

Lajme 01/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kardiologu Gani Bajraktari ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor për përjashtimin e tij nga puna. Këtë vendim ai po e konsideron të ndikuar nga drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu.

“Vendimet hakmarrëse primitive të Drejtorit Aktual të SHSKUK as nuk do të më frikësojnë, as nuk do të më ndalin në denoncimin e dukurive negative, bartës i të cilave është ai vet”, ka shkruar Bajraktari, transmeton Gazeta Shneta.

Ai po konsideron se ky vendim ka ardhur për hakmarrje personale nga e kaluara, si dhe për pretendimet e tij për ngritjen e numrit të vdekjeve në Kardiologjinë Invazive si rezultat i ndarjes së klinikës.

“Për faksimilin e tij të falsifikuar, me të cilin po mashtron opinionin dhe pacientët, sepse ai nuk ka pasur dhe nuk ka licencë kardiologu, Denoncimin tim në Odën e Mjekëve të Kosovës për dyshimin mirë të bazuar se ai ka bërë trajtim të pandërgjegjshëm të pacientit, familjarin e të cilit e kishte nxitur haptas që të bëjë deklaratë kundër meje, e në fakt ai dyshohet se ka bërë trajtim të pandërgjegjshëm dhe shkelje etiko-profesionale, Denoncimin se ai nuk ka mundur të jetë anëtar i Komitetit Specialistik për Kardiologji pa qenë vet kardiolog”, ka shkruar Bajraktari.

Reagimi i tij i plotë:

Vendimet hakmarrëse primitive të Drejtorit Aktual të SHSKUK as nuk do të më frikësojnë, as nuk do të më ndalin në denoncimin e dukurive negative, bartës i të cilave është ai vet

Të dashur miq,

përsëri e kuptova nga mediat se Drejtori aktual i SHSKUK paska marrë edhe një vendim për largimin tim nga puna.

Unë nuk kam marr akoma ndonjë vendim për largimin (përjashtimin) tim nga puna, dhe nuk e di se çfarë në fakt shkruan në atë vendim.

Megjithatë, ky vendim është përsëri vendim hakmarrës dhe primitiv, i dirigjuar dhe i diktuar nga Drejtori aktual i SHSKUK, i cili përveç hakmarrjes primitive shumëvjeçare ndaj meje, këtë herë është motivuar edhe më shumë pas denoncimeve të mia publike dhe në organet relevante shtetërore për:

– Vdekjet e pacientëve (të cilat konsiderohen si të evitueshme, të shkaktuara nga mjekimi i pandërgjegjshëm), e të cilat tashmë janë dërguar në Prokurori nga Oda e Mjekëve të Kosovës,

– Për faksimilin e tij të falsifikuar, me të cilin po mashtron opinionin dhe pacientët, sepse ai nuk ka pasur dhe nuk ka licencë kardiologu,

– Denoncimin tim në Odën e Mjekëve të Kosovës për dyshimin mirë të bazuar se ai ka bërë trajtim të pandërgjegjshëm të pacientit, familjarin e të cilit e kishte nxitur haptas që të bëjë deklaratë kundër meje, e në fakt ai dyshohet se ka bërë trajtim të pandërgjegjshëm dhe shkelje etiko-profesionale,

– Denoncimin se ai nuk ka mundur të jetë anëtar i Komitetit Specialistik për Kardiologji pa qenë vet kardiolog,

– Njoftimin publik të institucioneve dhe publikut të gjërë për rritjen e vdekshmërisë më shumë se 50% të pacientëve me Infarkt Akut të Miokardit, nën menaxhimin e tij, meqë nuk kishte shkollim të duhur për ta menaxhuar Klinikën,

– Denoncimin lidhur me copëtimin e Klinikës nga ana e tij, e cila konsiderohet si fakti bosht për rritjen e vdekshmërisë, etj.

Të gjitha këto veprime të mia institucionale në Odën e Mjekëve të Kosovës dhe në organet tjera relevante në nivel shtetëror kanë bazë mirë të arsyeshme se paraqesin vepra penale sipas Kodit të Procedurës Penale të shkaktuara nga Drejtori aktual i SHSKUK.

Duke tentuar që të lë nën hije këto vepra të rënda të tij, të cilat normalisht do të duhej të aktivizonin instancat relevante shtetërore për marrjen e masave emergjente për sanimin e pasojave zingjirore, drejtori aktual i SHSKUK me veprime jo vetëm hakmarrëse, por edhe me qëllim të ndërrimit të kahjes së këtyre veprave, po përdor veprime të papara shantazhuese, orkestruese, denigruese, shpifëse e terrorizuese, ndaj meje dhe kolegëve te mi.

Vendimi për largimin tim nga puna, pavarësisht se nuk e kam pa (por mund ta imagjinoj), do të jetë përsëri vendim qesharak, i pabazuar, tendencioz, antiligjor, me motive të ulëta, etj., të cilin jam shumë i sigurt se Inspektorati i Punës përsëri do ta rrëzojë sepse nuk ka as edhe një argument të vetëm se unë kam bërë as edhe gabimin më të vogël në punën time profesionale.

Vet forma e marrjes së vendimeve nga Drejtori i SHSKUK tejkalon vendimet moniste të kohës së komunizimit, për faktin se ai vet ka ndërmarrë veprime mjekësore ndaj pacientit (pa qenë në orar të punës, e me të cilat dyshohet se ka bërë shkelje të rëndë profesionale), vet ka marrë vendim për suspendimin tim, vet ka emëruar Komisionin Disiplinor, etj!

Si mund të jetë valid një vendim i një Komisioni Disiplinor, kryetarit të të cilit unë i kam bërë Kallëzim Penal në Prokurori për veprime të qëllimshme të pabazuara, jo-profesionale, tendencioze, dhe me motive inkriminuese për të, ndaj meje? Përsëri ky njeri ishte emëruar Kryetar i komisionit Disiplinor. Pra, shihet qartë se Drejtori Ekzekutiv nuk kishte arritur që të gjejë edhe një njeri të vetëm në QKUK, i cili do të firmoste një vendim antiligjor nda meje, dhe kishte angazhuar përsëri të njëjtin për të marrë një vendim të tillë, ndërkohë që dy anëtarët tjerë kishin dhënë dorëheqje nga ky komision duke shmangur mundësinë që të turpëroheshin për herë të dytë me vendimet e tyre absurde!

Me këto veprime absurde, të çuditshme, tendencioze, të pabazuara, Drejtori aktual i SHSKK nuk është duke më dëmtuar mua, ai është duke dëmtuar rëndë pacientët në nevojë!

Unë përsëri do të fitojë, sikurse që fitova të gjitha inskenimet që drejtori aktual i SHSKUK kishte bërë në të kaluarën ndaj meje.

Me respekt,

Prof.dr. Gani Bajraktari

Artikulli paraprakDy fëmijë kosovarë ndërruan jetë në spitalet e Turqisë brenda 2 javësh
Artikulli i rradhës Tre kirurgë dhe katër urologë kryejnë një intervenim të rrallë në QKUK

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.