Periudhat e herëpashershme të lodhjes në shtatzëni që keni përjetuar në muajin tuaj të parë, tani mund t’i lënë vendin rraskapitjes totale.
Orët tuaja të pushimit duhet të rriten. Nëse koha nuk shpenzohet duke fjetur, të paktën mund t’ju duhet të shmangni qëndrimin në këmbë për shumë kohë, shkruan burimi Ask Dr. Sears përcjell Gazeta Shneta.
Dëgjoni trupin tuaj
Shumë gra e përshkruajnë këtë lodhje si “të thellë deri në kocka”.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Kjo ndjenjë është mënyra e natyrës për të detyruar një grua të zënë të ngadalësojë dhe drejtojë energjinë e saj aty ku është e nevojshme.
Ju mund të zbuloni se duhet të ecni më ngadalë dhe të merrni frymë më lehtë, edhe gjatë ecjes normale.
Për hir të vetes dhe të bebes suaj, dëgjoni mesazhin e trupit tuaj dhe pushoni sa më shumë që të mundeni. /Gazeta Shneta/