Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bark i fryrë pas periodave: Pse ndodh kjo?

Femina 26/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Stomaku i fryrë gjatë periodave është i zakonshëm, por pse vazhdon edhe pasi të ketë mbaruar cikli?

Cikli menstrual vjen me shumë bagazhe. Nga ngërçet e dhimbshme deri te diarreja e menstruacioneve, gratë i përjetojnë të gjitha dhe ndonjëherë në të njëjtën kohë. Është gjithashtu shumë e zakonshme të ndjeheni të fryrë gjatë ciklit. Kjo simptomë është thjesht një efekt anësor i kimikateve prostaglandinë. Kur cikli përfundon, edhe këto simptoma largohen. Por, për disa gra nuk ndodh, shkruan Health Site, transmeton Gazeta Shneta.

Luhatje hormonale

Disa gra përjetojnë fryrje stomaku edhe pas periodave. Pse? Menjëherë pas ciklit, hormonet tona estrogjeni dhe progesteroni janë ende të luhatshme dhe kjo çrregullon indeksin glicemik që çon në fryrje ose gazra.

Kist ovarian

Ekspertët thonë se cistet ovarian mund të shkaktojnë edhe fryrje në stomak. Ndonjëherë, ato nuk kanë asnjë simptomë, por nëse ka dhimbje të vazhdueshme ose fryrje, duhet menjëherë të konsultoheni me një mjek.

Dietë e keqe

Disa ushqime mund të shkaktojnë fryrje shtesë edhe pas menstruacioneve. Ushqime si perimet krucifere, qiqrat, fasulet mund të prishin indeksin tonë glicemik duke shkaktuar një bark të fryrë.

IBS

Gratë që vuajnë nga sindroma e zorrës së irrituar mund të përjetojnë një përkeqësim të simptomave gjatë periodave. Meqenëse trupit tonë i duhet pak kohë për t’u përshtatur me nivelet normale hormonale pas periodave, kjo simptomë mund të vazhdojë deri pas përfundimit të ciklit.

Mbajtjen e ujit

Një tjetër shkak i mundshëm i fryrjes mund të jetë mbajtja e ujit. Kjo ndodh edhe gjatë periodave dhe mund të vazhdojë deri pas përfundimit të saj./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMjekja hematologe: Leukemia mieloide shërohet në 40 % të rasteve
Artikulli i rradhës A mund të ndihmojë një biomarker i ri në diagnostikimin e hershëm të Parkinsonit dhe kushteve të lidhura me to?

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.