Barnat kardiovaskulare nuk ndikojnë në rezultatet e COVID-19 të tilla si ashpërsia e sëmundjes, shtrimet në spital ose vdekjet – sipas një analize të të gjitha studimeve përkatëse të botuara në nëntor 2020.
Përfundimet e këtij studimi janë botuar në British Journal of Clinical Farmacology, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Hulumtuesit përfshinë 429 studime në një analizë cilësore dhe 390 në një analizë sasiore.
Rezultatet tregojnë se pacientët në rrezik ose me COVID-19 të konfirmuar duhet të vazhdojnë të marrin barnat kardiovaskulare siç përshkruhen.
“Kjo është analiza më gjithëpërfshirëse e sasisë së gjerë të të dhënave të botuara në këtë fushë,” tha autori Dr. Munir Pirmohamed, nga Universiteti Liverpool, në Mbretërinë e Bashkuar.
“Duke qenë se jemi akoma në mes të një pandemie, baza e provave do të vazhdojë të ndërtohet dhe për këtë arsye ne do të përditësojmë analizën tonë”.
Keqinformacionet të cilat kanë qarkulluar më parë në rrjete sociale, vien si pasojë e mënyrë se veprimit dhe hyrjes në organizëm të koronavirusit përmes receptorëve ACE2. Këtu bëhet fjalë për barnat me veprim inhibues në receptorët ACE2 të sistemit kardiovaskular gjegjësisht, barnat kundër hipertensionit. /Gazeta Shneta/