Bateritë mund të vrasin fëmijën tuaj brenda disa orëve (Foto)

2017-03-25 në ora 16:37

Fëmijët e vegjël gëzojnë shumë kur luajnë me lodrat me bateri, të cilat këndojnë, ndezin dritat, etj.

Por prindërit e të vegjëlve e dinë shumë mirë, që të luash me këto lloj lodrash, shpesh është e rrezikshme.

Sheena Briones-Villanueva, një nënë e një djali 19-muajsh, provoi të testonte diçka për hir të sigurisë së fëmijës së saj.

Ajo futi një bateri të vogël, nga ato që zakonisht përdoren për orat, brenda një salçiceje për të parë se çfarë do të ndodhte në mish pas disa orësh.

Image result for Sheena Briones-Villanueva

Rezultati ishte i frikshëm!! I gjithë mishi ishte bërë i zi në vetëm dy orë pas vendosjes së baterisë.

Eksperimenti i kësaj nëne tregon se çfarë mund të ndodhë rreth brenda trupi të fëmijës tuaj, në rast se bateria gëlltitet padashje.

Në fillim të janarit një vajzë e vogël 2- vjeçarja, Brianna Florer, vdiq në Oklahoma të SHBA-ve,  pasi gëlltiti një bateri të tillë, që kishte rënë nga lodra e saj.

Ajo u dërgua në spital pasi lëkura e saj ishte bërë blu dhe ajo kishte filluar të pështynte gjak.

Ajo u operua brenda dy orëve, por helmi i baterisë tashmë ishte shpërndarë në trupin e saj.